Vendi pa Gjykatë Kushtetuese/ Qeveria jep 130 milionë lekë shpërblim KED-së – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vendi pa Gjykatë Kushtetuese/ Qeveria jep 130 milionë lekë shpërblim KED-së

18:29 | 10/05/2019
në Shqiperi
0

Qeveria ka vendosur të shpërblejë me 130 milion lekë të vjetra anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi si edhe stafin mbështetës të tyre.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë dhe parashikon shpërblimin e 8 anëtarëve të KED-së si edhe ekspertëve që asistojnë punën e tyre.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED ) është ngritur që në 8 dhjetor të vitit 2018 ndërsa kujtojmë se prej më shumë se 1 viti vendi është pa gjykatë Kushtetuese.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

KED është organi i ri i ngritur në sistemin e drejtësisë i cili parashikon ndër të tjera miratimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese si edhe të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.

Mbase shpërblimi i qeverisë mund ta përshpejtojë punën e institucionit për miratimin e kandidaturave për anëtar në Gjykatën Kushtetuese si edhe zgjedhjen e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Vendimi:

V E N D I M

PËR

NJË SHTESË FONDI, NGA FONDI REZERVË I BUXHETIT TË SHTETIT PËR SISTEMIN E DREJTËSISË, MIRATUAR PËR VITIN 2019

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 5, të ligjit nr.9584, datë 17.7.2006, “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.99/2018, “Për buxhetin e vitit 2019”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Gjykatës së Lartë, në buxhetin e miratuar për vitin 2019, në zërin “Shpenzime personeli”, i shtohet fondi, prej 9 929 904 (nëntë milionë e nëntëqind e njëzet e nëntë mijë e nëntëqind e katër) lekësh, për shpërblimin e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe të personelit mbështetës të caktuar pranë tij nga Gjykata e Lartë.
Gjykatës së Lartë, në buxhetin e miratuar për vitin 2019, në zërin “Shpenzime operative”, i shtohet fondi, prej 3 300 000 ( tre milionë e treqind mijë) lekësh, për shpërblimin e ekspertëve dhe shpenzimet e tjera operative të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Efekti financiar, prej 13 229 904 (trembëdhjetë milionë e dyqind e njëzet e nëntë mijë e nëntëqind e katër) lekësh, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për sistemin e drejtësisë, miratuar për vitin 2019.
Efektet financiare të këtij vendimi fillojnë nga data 1 janar 2019.
Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Gjykata e Lartë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

Etiketa: edi ramaked gjykate kushtetueseQeveriavendim

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Duma: 11 kuksianët po gjykohen se i bënë nder vendit

Girda Duma: Rama duhet të largohet. Demokratët do ta çojnë betejën deri në fund

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com