Vendi i parë në rajon që planifikon hapjen e plotë dhe do të heq të gjitha masat kufizuese të vendosura ndaj Covid-19 planifikon të jetë Mali i Zi.
Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç, në një deklaratë të bërë është shprehur se Mali i Zi nuk ka shënuar asnjë rast të ri me koronavirus. Ai tha se Mali i Zi pritet t’i rikthehet normalitetit në 18 maj.
Markoviç tha për mediat se qeveria po përgatit vetëm një paketë serioze për industrinë e turizmit me bankat dhe Fondin e Investimeve dhe Zhvillimit, ku sipas tij do të synojë të ruajë investimet në turizëm duke siguruar likuiditetin e ekonomisë së turizmit, në mënyrë që të jetë gati për të filluar sezonin.
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –
Përballja hapëse e javës së 30-të në Abissnet Superiores mes Flamurtari dhe Tiranës u mbyll në barazim 1-1, në një...









