Dëborë, ski, shëtitje në kryeqyetetet më festive, gatime tradicionale mund të jenë zgjedhja juaj për pushimet dimërore të këtij viti. Vitet e fundit shume turistë shqiptarë kanë zgjedhur të pushojnë në resorte të njohura në vendet fqinje, Europë por edhe në vende më të largëta si në USA apo Azi. Ja 5 vendet më të vizituara të kësaj periudhe, çfarë rekomandohet të vizitoni dhe bëni ju n.q.s zgjidhni njërin prej tyre.
- Austria
Një nga arsyet kryesore pse duhet të vizitohet ky vend është dekori fantastik me kurora të endura detajisht, stolitë e shumta rreth bredhit, punimet e dorës që tregojnë lindjen e Krishtit si dhe shumë detaje të tjera. Në Salzburg, vendlindjen e Mozart, festohen krishtlindjet në mënyre tradicionale. Atmosfera e krijuar me koncerte me muzikë klasike, një treg me mallra tradicionale dhe ushqime të pjekura si gështenjat, me fruta të veshura me sheqer të fal ndjesi tepër qetësuese dhe festive.
- Gjermania
Me një nga tregjet më origjinale në të gjithë Europën “Christkindlmarkt”, Gjermania konsiderohet si një nga destinacionet më festive të kontinentit për muajin dhjetor. Ajo çfarë u rekomandohet vizitorëve është shëtitje në tregun më të vjetër të krishtlindjeve në Dresden, që daton që nga 1435, në tregun e madh të Mynih “Marienplatz” dhe “Festival Tollwood Winter” ose në tregun e jashtëzakonshëm të Berlinit që ndodhet në ambientet mahnitëse të Charlottenburg. Pas gjithë shëtitjeve mos harroni të shijoni amaretat e mrekullueshme “Lebkuchen” dhe një gotë vere të ngrohtë.
- Londër, Angli
Të frymëzuar nga romani i famshëm “A Christmas Carol” të Charls Dikens londinezët dinë si të të mirëpresin gjatë festave të fundvitit. Përpos dritave spektakolare që mbulojnë të gjithë qytetin gjen një larmi tregjesh të shtrirë përgjatë lumit “Thames” dhe parkut “Hyde Park”, pista patinazhi nëpër ndërtesat historike të qytetit si dhe Santa magjike gjithandej. Mos u largoni pa provuar “pudding” të servirur në flakë rakie, ëmbëlsirë tradicinale e cila daton që në Anglinë mesjetare, recetën e të cilës anglezët betohen se do ta mbajnë të fshehtë.
- Franca
Kaloni Krishtlindjet në qyetin më romantik në botë, i quajtur ndryshe edhe “Qyteti i Dritave”. Mos humbisni pamjen që të shfaq dritarja e animuar nga departamenti i “Galeries Lafayette”, shkoni për patinazh në akull apo “shopping” në dyqanet për dhurata që ndodhen pranë Kullës Eiffel ose bëni një xhiro me timon me gjigandin Ferris në “Concorde”. Nqs e viziton Francën gjatë pushimeve dhe ke kohë të mjaftueshme bëj një vizitë në “kryeqyetin e Kishtlindjeve”, Strazburg në të cilin ndodhet tregu më i njohur i krishtlindjeve që daton që nga viti 1570 dhe tërheq vizitorë nga e githë bota.
- Roma, Itali
Ku ka më bukur se të festosh Krishtlindjet në Vatikan të Romës me vetë Papa Françeskun? Ritualet papnore, bekimet, lutjet mbahen në bazilikën e Shën Pjetrit. Mesha e Krishtlindjeve është e paharueshme dhe n.q.s nuk do ta humbasësh sigurohu që bileta jote të jetë në orët e para të mëngjesit pasi ajo mbahet në 10 të mbrëmjes dhe përsëritet sërish të nesermen në mesditë.
Nëse tashmë i keni vizituar të gjithë këto vende, më poshtë gjeni një listë tjetër të vendeve më të rekomanduara për të kaluar pushimet dimërore:
- Boston, SHBA
- Budapest, Hungari
- Bruksel, Belgjikë
- Madrid, Spanjë
- Tallinn, Estoni
- Pragë, Republika Çeke
- Montreal, Kanada
- Çikago, SHBA
- Alaska, SHBA
- Zvicër