Vëllai i madh, Erdogan – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vëllai i madh, Erdogan

09:22 | 25/10/2016
në Opinion
0

Nga Enkel Demi

Kur dikur fëmijët grindeshin për lojën me top, humbësi kërcënonte: “Do i them vëllait, keni për ta parë!”. Vëllai i madh në vegjëlinë tonë ka qenë një “armë”, të cilën e gëzonin pamasë ata që e kishin. Qëllonte që vëllai, ndonjë zdap, vinte dhe i merrte çerrat me shkelma duke vënë në vend nderin e të voglit, të cilin e zhdëpte për qejf në shtëpi.

Pak a shumë kjo ishte ndjesia e gazetarëve të “Kathimirini” në Tiranë. Stavros Tzimas nuk do e bënte dot hetimin e tij, nëse në Tiranë nuk do të kryenin intervista me dije dhe pa dije gazetarë të Shqipërisë, të cilët punojnë në televizione kombëtarë dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Janë të dallueshëm, sepse vuajnë nga kompleksi i vëllait të madh. Ata kanë bërë një zbulim që pas PDIU-së, të cilën e konsiderojnë parti të çamëve qëndron Erdogani. Për këtë u mjafton një fjali e tymtë e Sali Berishës në Kuvend, e cila kishte të bënte me marrëveshjen e detit dhe jo me qënësinë e një partie politike.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Në fakt, duhet të pranojmë që këto kohë PDIU po korr sukses të madh në vendin fqinj, Greqi. Çështja Çame është tashmë në qendër të vëmendjes së shtypit të atjeshëm, gjë që nuk ndodhte prej 72 vjetësh. Ani, se ata thonë që Çështja Çame nuk ekziston, fakti që merren me kaq zell rrëfen krejt të kundërtën. Përse duhet të marrosen kolegët e vendit fqinj të shkruajnë për një çështje të paqenë? Fakti që shkruajnë, qoftë për mosekzistencën e saj forcon themelet e Çështjes Çame. Në këtë këndvështrim gazetarët e Shqipërisë që punojnë për shtypin e Greqisë kanë një meritë të veçantë dhe të lavdërueshme, sepse brenda lajmeve të rreme, manipulimit me gjysma fjalish po lartësojnë Çështjen Çame në mes të Athinës, ndaj kontributi i tyre patriotik është për t’u çmuar.

Falë këtyre shkrimeve kaq sensibilizuese kolegët e tjerë si puna ime po përdorim si kurrë më parë google translate, në mënyrë që të përcjellin edhe në Shqipëri këto visare të rralla. Fjala vjen, e fundit ishte që Erdogani pas grushtit veror të shtetit ka nisur punë shef organizimi në selinë e PDIU-së në Tiranë.

Në fakt, jetojmë në rajonin më konspirativ të botës. Në Ballkan çdo zhvillim perceptohet si lëvizje konspirative, thua se “Varrezat e Pragës” Umberto Eco i ka shkruar për ne.

Ja sa bukur lidhen ngjarjet; në të njëjtën kohë, kur Komisioneri Hahn kërkon futjen në agjendën e bisedimeve Athinë-Tiranë të Çështjes Çame, Ankaraja kërkon të rishohë marrëveshjen e fillimit të shekullit XX për ishujt e Egjeut. Dy gazetarët e “Kathimirini” e kuptojnë që Çështja Çame=PDIU dhe Ankaraja=Erdogan. Përfundimi? Pas PDIU gjendet Erdogani. E thënë kështu historia, duket sikur nuk fut ujë. Edhe prej eksperiencës që Omonia, PBDNJ është financuar nga grekët, e kundërta e tyre duhet mbështetur nga armiqtë e Greqisë, pra turqit. Vetëm në një pikë mund të çalojë pak historia po t’i hymë një fije më thellë; na del offside Johannes Hahn. Sepse ky i bie të mbështesë Çështjen Çame, pra PDIU, pra Erdoganin që rri pas. Por, Erdogan është në sherr me Bashkimin Europian, pra edhe me Johannes Hahn. Rebusit i duhet një zgjidhje. Ka gjasa që ky të jetë dhe shkrimi i radhës i “Kathimirini”, punuar nga djemtë tanë patriotë.

Etiketa: Çeshtja çameEnkel Demierdogangoogle translateoffsideStavros TzimasUmberto EcoVarrezat e Pragësvëllai i madh

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Itali, sekuestrohet kokainë me vlerë 4 milionë euro me destinacion portin e Durrësit

Itali, sekuestrohet kokainë me vlerë 4 milionë euro me destinacion portin e Durrësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Tregu i Vlorës 1.6 miliardë lekë, Dritan Agolli i skualifikon të gjithë, përveç Erjon Kërrit dhe Refit Hysenit –

Tregu i Vlorës 1.6 miliardë lekë, Dritan Agolli i skualifikon të gjithë, përveç Erjon Kërrit dhe Refit Hysenit –

14:18 | 25/12/2025
Tenderi sekret i AKSHI-t nxjerr në pah lidhjet me Ergys Agasin dhe “First Shpk” –

Tenderi sekret i AKSHI-t nxjerr në pah lidhjet me Ergys Agasin dhe “First Shpk” –

14:16 | 25/12/2025
Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit –

Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit –

14:00 | 25/12/2025
Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset një person –

Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset një person –

13:46 | 25/12/2025
Vodhën karburant nga mjetet e punës, pezullohen 3 punonjësit e Bashkisë së Vlorës –

Vodhën karburant nga mjetet e punës, pezullohen 3 punonjësit e Bashkisë së Vlorës –

13:20 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Tregu i Vlorës 1.6 miliardë lekë, Dritan Agolli i skualifikon të gjithë, përveç Erjon Kërrit dhe Refit Hysenit –
  • Tenderi sekret i AKSHI-t nxjerr në pah lidhjet me Ergys Agasin dhe “First Shpk” –
  • Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit –
  • Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset një person –
  • Vodhën karburant nga mjetet e punës, pezullohen 3 punonjësit e Bashkisë së Vlorës –
  • Tiranë/ 27-vjeçari bie nga lartësia e pallatit ku banonte, dërgohet urgjent në spital –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tregu i Vlorës 1.6 miliardë lekë, Dritan Agolli i skualifikon të gjithë, përveç Erjon Kërrit dhe Refit Hysenit –
  • Tenderi sekret i AKSHI-t nxjerr në pah lidhjet me Ergys Agasin dhe “First Shpk” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com