I gjendur në stacionin e hidrocentralit të Lana Bregasit, kryetari i bashkisë Erion Veliaj u ka bërë thirrje qytetarëve të mos shpërdorojnë ujin e pijshëm. Ky apel vjen për shkak të temperaturave të nxehta që janë parashikuar këtë verë. Ai ka theksuar kursimin e ujit të pijshëm në rastin e larjes së makinave dhe atë të vaditjes. Gjithashtu ai u shpreh se Ujësjellësi i Kanalizime Tiranë po punon për ndërprerjen lidhjeve të paligjshme. Për këtë ai ka ftuar qytetarët që të denoncojnë rastet e abuzimeve në tubacionet e ujit të pijshëm.
“Stina e verës parashikohet këtë vit me temperatura shumë të nxehtë. Ndaj duhet t’u bëj thirrje qytetarëve që të kursejmë ujin e pijshëm dhe të sigurohemi që nuk lajm makinat dhe nuk vadisim me ujë të pijshëm sepse kjo e dëmton jashtëzakonisht prurjen që kemi në rrjet.
Bashkë me Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve, Bashkia ka pasur disa ndërhyrje për të ndërprerë lidhjet e paligjshme. Dua t’i ftoj të gjithë qytetarët që të na njoftojnë nëse dikush bën ndërhyrje në tubacionet që sjellin ujë në Tiranë.”- u shpreh Veliaj