Kryetari i bashkisë Erion Veliaj gjatë prezantimit të punës një vjeçare në krye të bashkisë së Tiranës, deklaroi se do të nisë projektimin e një landfilli të ri. Për Kryetarin Veliaj ky projekt do të zgjidhë për 30 vitet e ardhshme çështjen e landfillit të Sharrës. Gjithashtu ai paralajmëroi se në shtator një kompani e re publike në bashkëpunim me bashkinë e Veronës do të marrë në dorë pastrimin e Tiranës. Një tjetër risi është: Stop gërmimit të koshave për një kanaçe apo shishe plastike.
Dje kemi pasur një takim me ministrin e Mjedisit, kryeministrin dhe ministrin e Financave dhe tashmë është rënë dakord që Tirana të ketë një landfill të ri. Tirana sot nuk mund të ketë në atë gjëndje ku ka mbetur në 4 vjet. Si me këndin e lojrave ti shkojmë deri në fund.
Erion Veliaj: Tirana do të nisë projektimin e një landfilli të ri, modern, ku një pjesë e mbetjeve të riciklohen, pra sa më pak të shkojë të përfundojnë në landfillin final pjesa tjetër të shndërrohet në energji ose në përdorime të tjera si biogazi për të gjitha zonat, rreth zonës së Vaqarrit dhe Ndroqit. Ky do të jetë një projekt madhor që zgjidh për 30 vitet e ardhshme çështjen e landfillit të Sharrës.
Kur të gjithë të kthehen pas pushimeve në Shtator, Tirana do të ketë një flotë të re, kosha të rinj, kompani të re publike bashkë me bashkinë e Veronës që do të merret me pastrimin e qytetit
Në qytetin e Tiranës do të jetë e ndaluar nxjerrja e të gjithë plehrave jashtë për të kapur një kanace apo shishe plastike. Kjo ka të gjitha premisat ta kthejë Tiranën në zonë ekonomike.
Ata që punojnë sot duke zbrazur koshat, bashkia e Tiranës është gati që sot t’u ofrojë një vend pune me pagesë me sigurime shoqërore, jo në të zezë në impiantin e riciklimit në Sharrë.