Kryebashkiaku: Merr fëmijët e shihemi më 1 Qershor!
Kreu i Bashkisë së Tiranës sfidon me foto! Pas disa muaj punimesh, këndi i lojërave për fëmijë te Liqeni Artificial do të jetë gati më 1 qershor. Veliaj, përmes një postimi në Facebook thotë se pas 3 ditësh këndi i lojërave të përfundon së ndërtuari. “Shpërndaje nëse beson se puna e mund dhunën! Jemi gati! Dhe 3 ditë gjer më 1 Qershor për këndin më të madh të fëmijëve! Mirënjohje kolegëve që punuan me 3 turne pavarësisht dhunës, shkatërrimit e fyerjeve. E mira, e bukura dhe e drejta vonojnë, por triumfojnë! Merr fëmijët e shihemi më 1 Qershor. Faleminderit për besimin dhe mbështetjen”, shkruan Veliaj. Në albumin e fotove të postuara prej tij shikohet pamja që ka marrë ambienti i dedikuar për fëmijët.