Veliaj prezanton Tiranën përmes 5 historive njerëzore – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj prezanton Tiranën përmes 5 historive njerëzore

15:41 | 08/10/2017
në Shqiperi
0

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka prezantuar Tiranën përmes 5 historive njerëzore në TEDx Prishtina.

Veliaj u ndal në këto histori ku njerëzit e thjeshtë janë protagonistë të ndryshimeve që ndodhin në kryeqendrën e shqiptarëve.

” Ylli, ose siç njihet ndryshe Ylli i peshkut, është një nga sipërmarrësit e Pazarit të Ri, një projekt që filluam ta transformonim para pak muajsh me idenë për t’i rikthyer Tiranës një pjesë të vjetër të saj, duke harruar se disa njerëz si Ylli e kishin jetën të lidhur me pazarin, pavarësisht se ky ishte degraduar. Kur i thamë Yllit se ky vend duhet rikualifikuar, ai mobilizoi dhe drejtoi grupin e protestës aty, duke na thënë se Pazarin e duam siç është. Sot Ylli nuk është më një nga 20 protestuesit, por një nga 1020 vetët që po ushqehen e bëjnë biznes aty”, tha Veliaj.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Gjithashtu Veliaj tregoi edhe shembullin e pashoq që dha për komunitetin një ish i përndjekur politik, që paratë e fituara nga dëmshpërblimi i shpenzoi për të ndryshuar fasadën e një pallati komunist të dalë boje.

“Historia e të përndjekurve në Shqipëri u referohet rreth 20 mijë vetëve që kanë bërë burg gjatë kohës së komunizmit, kryesisht për idetë e tyre. Gjatë 25 viteve të tranzicionit në Shqipëri gjithmonë abuzohet me këtë kategori, por më në fund në ministri vendosëm që kjo punë duhet mbyllur tani, në gjeneratën tonë, jo nesër. Unë e kisha harruar si histori, menduam që duke bërë pagesat u zgjidhën edhe dramat njerëzore apo historitë që i shoqërojnë ato, derisa një ditë dikush më shkruan se në një pallat në Tiranë, një ish i përndjekur i kishte investuar paratë e dëmshpërblimit për rikonstruksionin e gjithë pallatit, duke krijuar një energji të jashtëzakonshme në komunitet. Kështu thamë: ja pra, Shqipëria bëhet, edhe me dikë që është 91 vjeç”, u shpreh Veliaj.

Veliaj ndan edhe kundërshtime të projekteve në rradhët e qytetarëve dhe shoqërisë civile.

“Njoh shumë politikanë që mendojnë se detyra numër një është të jenë në debatet televizive në darkë, ditën e enjte. Nuk është kjo. Detyra numër një është të marrin mendime. Ngatërresa kryesore që bëjnë shumë njerëz në angazhim publik është që ngatërrojnë një minorancë të zhurmshme me një shumicë të heshtur. Kjo është arsyeja pse shumë herë gjëra të guximshme nuk kanë ndodhur në Shqipëri e Kosovë, se tuten nga një minorancë që bën zhurmë dhe nuk e kemi durimin ta sqarojmë një herë, dy herë, tre herë, ta ndërtojmë një herë, tre herë, 7-8 herë, derisa në fund civilizimi të fitojë dhe të gjejmë gjuhën e përbashkët për të ecur përpara”, ka deklaruar Kryebashkiaku.

 

Etiketa: 5 histori njerëzoreerion veliajTirana

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
John Legend dhe Chrissy Teigen sërish prindër

John Legend dhe Chrissy Teigen sërish prindër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI) –

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI) –

23:30 | 07/04/2026
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë –

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë –

23:16 | 07/04/2026
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen –

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen –

23:04 | 07/04/2026
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO) –

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO) –

22:15 | 07/04/2026
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë –

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë –

22:02 | 07/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI) –
  • Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë –
  • Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen –
  • Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO) –
  • Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë –
  • I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI) –
  • Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com