Veliaj përuron këndin e lojërave në lagjen “Ali Demi”: Investimi do të shtrihet në çdo lagje – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj përuron këndin e lojërave në lagjen “Ali Demi”: Investimi do të shtrihet në çdo lagje

13:39 | 05/03/2017
në Shqiperi
0

Fëmijëve të Tiranës u është shtuar edhe këndi i dhjetë i lodrave, i cili është konceptuar si një hapësirë argëtimi për të gjitha grupmoshat. Investimi i Bashkisë së Tiranës ka marrë mbështetjen e Bankës Raiffeisen dhe përfshin module të ndryshme lojërash, një shatërvan, ndriçim dhe gjelbërim të zonës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se projekte të ngjashme do të vijojnë në çdo njësi administrative.

“Jam shumë entuziast që hapim këndin e 10-të të lodrave. Mbaj mend se vjet, pasi përfundoi sherri te Liqeni, thashë jo vetëm që ai kënd lodrash do ishte sukses, por do bëjmë nga një të tillë në çdo lagje. Kishte shumë njerëz që thoshin pse i bëni te Liqeni dhe jo nëpër lagje? Përgjigja jonë ishte: Do t’i bëjmë edhe te Liqeni, edhe nëpër lagje”, 
tha Veliaj.

Duke i konsideruar investime të tilla si një pasuri për të gjithë komunitetin, kryebashkiaku kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për mirëmbajtjen e tyre.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

“Në një qytet me 1 milion banorë, ku 300 mijë janë fëmijë, si një familje që i ka fëmijët prioritet, po ashtu edhe një qytet, edhe një bashki, si një familje e madhe, duhet të ketë fëmijët prioritet. Dua të ftoj të gjithë banorët, gjyshërit, gjyshet, që ta ruajnë e ta mirëmbajnë. E kemi të pamundur që me kaq investime që po bëjmë, t’i vendosim nga një roje çdo investimi. Ama, nëse secili qytetar sillet si kujdestar, sillet si njeri i vëmendshëm, sepse ky kënd i shërben gjithë komunitetit, atëherë do të mund të kemi një jetë më të gjatë në këto investime”, tha ai.

Veliaj bëri të ditur projektin ambicioz të Bashkisë së Tiranës për të ndërhyrë në çdo lagje në nivel kapilar për të rehabilituar infrastrukturën.

“Tani ka ardhur koha që të futemi nëpër lagje në nivel kapilar. Kështu që, propozimi ynë është që vitin e dytë të mandatit të fokusohemi në lagje, në sheshet brenda pallateve. Disa si te “Dhimitër Kamarda” e të tjera, i kemi filluar, disa rehabilitime po i bëjmë edhe në Shkozë për komunitetin rom, për komunitetin egjiptian, por tani ka ardhur koha të futemi në çdo rrëzë të lagjes, që të sigurohemi që kjo cilësi në rrugët kryesore të përkthehet edhe në të gjitha sheshpushimet e pallateve dhe hapësirat komunitare”, tha ai.

Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë edhe në procesin e zgjedhjes së administratorëve të pallateve, të cilët do të lehtësojnë më tej zgjidhjen e shqetësimeve të komunitetit.

“Dua t’i ftoj të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë për të zgjedhur ata vetë administratorët e pallateve. Nëse kemi në çdo pallat nga një administrator, është shumë më e lehtë pastaj, që të bëjmë investime, që të dimë ku janë problematikat. Kur i grupojmë në nivel administratorësh, e kemi edhe më të lehtë të investojmë, por edhe t’i mirëmbajmë”, tha Veliaj.

Etiketa: Ali DemiBashkia e TiranësErjon Veliajkëndi i lojërave

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Tale në Lezhë/ Kampionati i grepave Foto LSA/ Andi Kikino

Tale në Lezhë/ Kampionati i grepave Foto LSA/ Andi Kikino

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

22:58 | 13/03/2026
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

22:36 | 13/03/2026
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

22:04 | 13/03/2026
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

21:20 | 13/03/2026
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

21:10 | 13/03/2026

Më Të Lexuarat

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –
  • Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –
  • Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –
  • Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –
  • Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com