Veliaj përdor rrugët për të “ndriçuar” xhepat e oligarkëve, 12.5 mld lekë për tender korruptiv – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj përdor rrugët për të “ndriçuar” xhepat e oligarkëve, 12.5 mld lekë për tender korruptiv

19:51 | 17/01/2022
në Kryesore
0

Esmerlada Hida

Këtë javë kryebashkiaku Erion Veliaj e ka nisur me firmosjen e një projekti që rrjep xhepat e qytetarëve. Bëhet fjalë për një tender me objekt “Blerje materialesh për ndriçim rrugësh” i cili është hartuar në shkelje të hapur të ligjit për prokurimet. Në fakt këtë herë Veliaj duket se ka ngatërruar konceptet dhe në vend që të mendojë për ndriçimin e rrugëve, ka “ndriçuar” në të vërtetë xhepat e kompanisë  që “i fali” tenderin në fjalë. Dhe ky nuk është një tender që kalohet lehtë, pasi kap vlerat e 12.5 miliardë lekëve, ku kompanitë që janë skualifikuar nga gara shprehen se ky lloj projekti mund të realizohet edhe më me pak para, prandaj dhe ato kanë paraqitur oferta me vlera më të ulta.

Por, Veliaj si “shefi” i tenderave pa garë dhe në shkelje të ligjit i ka skualifkuara ato nga gara dhe ka lënë vetëm kompaninë “A.K.M ALBANIAN INVESTMENT GROUP” Shpk e cila ka paraqitur ofertën më të lartë me 11.9 miliardë lekë. Këtu fillojnë shkeljet e tenderit. Së pari; skualifikimi nga gara të kompanive të tjera, duke lënë vetëm një kompani, çka e çon këtë tender në listën e kontratave “Red Fleg”, pra në shkelje të ligjit dhe që lë hapësira për abuzim.

Read more

Metës dhe Veliajt ia refuzuan, GJKKO nxjerr nga kafazi Ilir Beqajn –

“Shqiptari i mirë është i vd*kur”, rikthehen koret raciste në stadiumet e Maqedonisë së Veriut –

Do bërtas kur familja ime politike fillon të ketë frikë nga fjala, më përjashto! –

Zbulohen tre ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 2 ukrainase dhe 5 kineze –

Së dyti; fakti e bashkia ka pranuar si fituese një kompanie e cila ka paraqitur ofertën shumë të përafërt me vlerën e fondit limit, kur ligji kërkon që t’u jepet “përparësi” ofertuesve më të lirë dhe jo atyre që do i kushtojnë më shtrenjtë buxhetit të shtetit si rasti në fjalë.

Sakandali thellohet dhe bëhet më konkret kur të gjithë ne shohim se edhe në rrugët kryesore të Tiranës mungon ndriçimi, për të mos folur pastaj  rrugët dytësore, ku shumica prej tyre  nuk kanë as trotuare dhe jo më ndriçim e sinjalistika. Madje pak ditë më parë edhe shoferët që punojë me mjete të tonazhit të rëndë kundërshtuan  që të punojnë vetëm gjatë natës, sikur ua diktojnë rregullat e reja, për shkak se rrugët nuk kanë ndriçim.

Pra, çka bërë kaq kohë Bashkia që nuk ka siguruar ndriçim? Pse ka vonuar kaq shumë ky tender, maje dhe pse fituesi ka marrë kontratën para një javë ende nuk kanë nisur punimet për ndriçimet e rrugëve. Sigurisht që këto lloj pikëpyetjesh kërkojnë shumë përgjigje, por njëra ndër to duket fare qartë në shkeljet dhe abuzimet që bëhen me projektet. Pra, e gjithë kjo vjen për shkak se Veliaj së pari mendon si të mbush xhepat e tij dhe jo si të investojë në kryeqytet.

Etiketa: abuzimerion veliajtender

Të Lidhura

Metës dhe Veliajt ia refuzuan, GJKKO nxjerr nga kafazi Ilir Beqajn –

Metës dhe Veliajt ia refuzuan, GJKKO nxjerr nga kafazi Ilir Beqajn –

nga 27
15:01 | 28/04/2026
0

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e Ilir Beqaj për t’u mbajtur jashtë kafazit në sallën...

“Shqiptari i mirë është i vd*kur”, rikthehen koret raciste në stadiumet e Maqedonisë së Veriut –

“Shqiptari i mirë është i vd*kur”, rikthehen koret raciste në stadiumet e Maqedonisë së Veriut –

nga 27
14:27 | 28/04/2026
0

Klima e tensionuar politike në Maqedoninë e Veriut duket se po reflektohet gjithnjë e më shumë edhe në arenën sportive. Një incident...

Ky nuk është modeli i Partisë Socialiste! Po më thonë të hesht, por nuk kam frikë nga sulmet –

Do bërtas kur familja ime politike fillon të ketë frikë nga fjala, më përjashto! –

nga 27
14:07 | 28/04/2026
0

Ish ministrja e Jashtme, njëherësh deputete e PS, Elisa Spiropali i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas përplasjes në mbledhjen...

Zbulohen tre ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 2 ukrainase dhe 5 kineze –

Zbulohen tre ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 2 ukrainase dhe 5 kineze –

nga 27
14:01 | 28/04/2026
0

Shtatë vajza janë arrestuar nga Policia e Tiranës, të akuzuara për ushtrim prostitucioni. Sipas të dhënave, mes të arrestuarave janë...

Para
Meta sulmon Bashën: Kemi një palë që vetëm përjashton

Meta i dërgon kërkesë Ramës për bashkitë pa kryetar, ja informacioni që kërkon

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Metës dhe Veliajt ia refuzuan, GJKKO nxjerr nga kafazi Ilir Beqajn –

Metës dhe Veliajt ia refuzuan, GJKKO nxjerr nga kafazi Ilir Beqajn –

15:01 | 28/04/2026
“Shqiptari i mirë është i vd*kur”, rikthehen koret raciste në stadiumet e Maqedonisë së Veriut –

“Shqiptari i mirë është i vd*kur”, rikthehen koret raciste në stadiumet e Maqedonisë së Veriut –

14:27 | 28/04/2026
Ky nuk është modeli i Partisë Socialiste! Po më thonë të hesht, por nuk kam frikë nga sulmet –

Do bërtas kur familja ime politike fillon të ketë frikë nga fjala, më përjashto! –

14:07 | 28/04/2026
Zbulohen tre ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 2 ukrainase dhe 5 kineze –

Zbulohen tre ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 2 ukrainase dhe 5 kineze –

14:01 | 28/04/2026
“Shqiptari i mirë është i vd*kur”, rikthehen koret raciste në stadiumet e Maqedonisë së Veriut –

“Shqiptari i mirë është i vd*kur”, rikthehen koret raciste në stadiumet e Maqedonisë së Veriut –

13:57 | 28/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Metës dhe Veliajt ia refuzuan, GJKKO nxjerr nga kafazi Ilir Beqajn –
  • “Shqiptari i mirë është i vd*kur”, rikthehen koret raciste në stadiumet e Maqedonisë së Veriut –
  • Do bërtas kur familja ime politike fillon të ketë frikë nga fjala, më përjashto! –
  • Zbulohen tre ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 2 ukrainase dhe 5 kineze –
  • “Shqiptari i mirë është i vd*kur”, rikthehen koret raciste në stadiumet e Maqedonisë së Veriut –
  • Kategoria Superiore, përzgjidhet 11-shja dhe trajneri më i mirë i javës së 33-të –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Metës dhe Veliajt ia refuzuan, GJKKO nxjerr nga kafazi Ilir Beqajn –
  • “Shqiptari i mirë është i vd*kur”, rikthehen koret raciste në stadiumet e Maqedonisë së Veriut –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com