Veliaj: Jap dorëheqjen nëse bashkia ka harxhuar lekë për koncertet e Ermal Metës e Rita Orës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj: Jap dorëheqjen nëse bashkia ka harxhuar lekë për koncertet e Ermal Metës e Rita Orës

16:26 | 07/06/2018
në Shqiperi
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës vendosi t’i japë fund diskutimeve të shumta se bashkia ka paguar për të sjellë në Tiranë Ermal Metën dhe Rita Orën.

Veliaj tha se dy këngëtarët nuk janë paguar asnjë qindarkë nga Bashkia e Tiranës duke shtuar se nëse faktohen 0 shpenzime do të jet dorëheqejn.

“E quaj të mbyllur këtë argument. Unë jap dorëheqjen nga Bashkia, nëse Bashkia ka harxhuar 0 lekë për këto artistë. Por do të isha super krenar dhe po të kishim shpenzuar diçka siç bëri miku im në Verona, që i lutet, ua shtron tapetin e kuq dhe paret në dorë. Pse? Sepse me ata jetojnë“, tha Veliaj.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Fjala e plotë

Qershia mbi tortë ishin Rita Ora dhe Ermal Meta, dy histori suksesi shqiptare dhe një nga gjërat që më erdhi shumë keq është se pati një minorancë që mundohet të bëjë telendarin sa herë që ndodh diçka e bukur. 

A ka mundësi që disa gjëra të bukura ne vetëm ti lëmë të ndodhin edhe vetëm ti vlerësojmë. Dhe nesë nuk duam të falenderojmë bashkinë vetëm ta kyçim sepse disa gjëra thjesht nuk duhen atakosur me këtë ballkanizmin që ne helmojmë çdo lloj gjëje që prodhon një të mirë. Bashkia e Tiranës, thesari është online, ka harxhuar 0 lekë, 0 qindarka.

 A përdori Bashkia e Tiranës dhe autoritetet lidhjen me Ermalin, me Ritën që ti sillnin dhe të ndrronin axhendën? Patjetër, çdo kryetar Bashkie do ta bënte. Por kur mendoj që Kryetari i Bashkisë që i priti të dy mbas Tiranës, ishte bashkia jonë binjake e Veronës dhe shenzoi arena e Veronës miliona për ti pasur, ne ui patëm falas dhe i përgojuam. Ata i paguan me taksa dhe i falenderuan. A ka mundësi të bëheni i çik më të mirë? Të mos bëhemi telendarë.

Do shkruhet një ditë historia dhe për çfarë do të mbahemi mend?! Gjasat janë që Ermali dhe Rita do mbahen mend sepse prodhuan histori suksesi nga hiçi, me familje të vështira, të rritura në emigracion.

Unë do të isha krenar edhe po të kishte paguar Bashkia e Tiranës, siç bën çdo bashki tjetër.

Po të ishte ideja, skemi bukë të hamë, Bashkitë do të ishin furra të mëdha buke. Qytetet dhe njerëzit nuk jetojnë vetëm me bukë por edhe me art, edhe me kulturë, libra, me muzikë, gjelbërim, me sport.

Një Bashki e mirë jep ushqim për të gjitha këto. Nuk mjafton, pasi njerëzit ngopen me bukë, duan dhe të pasurohen kulturalisht, mendërisht.Se duke bërë këto e kanë më kollaj edhe të gjejnë punë. Një njeri i kultivuar e ka më kollaj të gjejë punë sesa një njeri që thotë dua vetëm bukë. 

Këto industri prap na çojnë tek buka. Mijëra fansa të Ermalit që erdhën nga Italia sollën punë mjaftueshëm në hotel. Hoteli ngjitur me bashkinë ka 250 persona që staf, që do të thotë 250 rroga dhe 250 pjata buke për ata personalisht dhe për familjet e tyre. Duhet të shikojmë sesi të gjitha këto gjëra fuqizojnë ekonominë, turizëm dhe imazh për vendin.

E quaj të mbyllur këtë argument. Unë jap dorëheqjen nga Bashkia, nëse Bashkia ka harxhuar 0 lekë për këto artistë. Por do të isha super krenar dhe po të kishim shpenzuar diçka siç bëri miku im në Verona, që i lutet, ua shtron tapetin e kuq dhe paret në dorë. Pse? Sepse me ata jetojnë.

Unë jetoj me punën si kryetar bashkie, gazetarët me punën si gazetarë dhe Ermali me Ritën me punën si këngëtarë. Pa atë punë nuk hanë edhe ata bukë kështu që në këtë sens le të mos bëhemi qesharakë dhe ti japim këtë damë vendit tonë sa herë që ndodh diçka e mirë dhe diçka e bukur. Dua ti falenderoj të dy që në mes të një axhende shumë të ngjeshur, në kulmin e famës së tyre patën kohë për të kaluar në Tiranë dhe për të na kënaqur, edhe për ti dhënë një imazh fantastik qyteti tonë.”

Etiketa: Bashkiaerion veliajErmal MetakoncertRita Ora

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Këshilla një gazetari portalesh (nga mender unë, në vend të Konicës)

Këshilla një gazetari portalesh (nga mender unë, në vend të Konicës)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

22:36 | 13/03/2026
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

22:04 | 13/03/2026
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

21:20 | 13/03/2026
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

21:10 | 13/03/2026
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

21:00 | 13/03/2026

Më Të Lexuarat

  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –
  • Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –
  • Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –
  • Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –
  • Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –
  • “Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –
  • Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com