Kryebashkiaku Erion Veliaj ka inspektuar përfundimin e rikualifikimit urban të dy blloqeve, “Dhimitër Kamarda” dhe “Kristaq Cipo”.
“Do të vazhdojmë edhe këtë vit me 50 blloqe të tilla në gjithë Tiranën, që të sigurohemi që cilësia e jetës nuk ndryshon vetëm në qendër, se njerëzit sigurisht kanë nevojë për sheshin “Skënderbej”, por kanë nevojë edhe për sheshin e lagjes, kanë nevojë për Bulevardin e Ri, por kanë nevojë edhe për rrugicat e lagjes. Vetëm duke i balancuar investimet madhore me investimet në komunitet, nëpër lagje dhe nëpër blloqe banimi, mund të kemi realisht Tiranën që ëndërrojmë”- theksoi kryetari i Bashkisë Erion Veliaj.