‘Vdis sot, se ringjallesh nesër’/ Mësuesi në Tiranë pushohet nga puna pasi predikonte Jehovain në shkollë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

‘Vdis sot, se ringjallesh nesër’/ Mësuesi në Tiranë pushohet nga puna pasi predikonte Jehovain në shkollë –

18:37 | 06/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Këmbimi valutor 20 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Mbështeti studentët shqiptarë, pritet largimi i Meidanit nga posti i ambasadorit në Shkup –

Aksident tragjik në aksin Thumanë–Laç! Humb jetën një person, tre të tjerë mbetën të plagosur –

Horoskopi për ditën e sotme, 20 Maj 2026 –

Shkolla është laike dhe nuk duhet të promovojë fe të caktuara, as të mësojë doktrina fetare, por një gjë e tillë ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare Gustav Majer.

Mësuesi i anglishtes Dritan Zaimi ka predikuar fenë e Jehovait me nxënësit e arsimit bazë, dhe pas shqetësimit të prindërve, profesori është përjashtuar.

Me video për dashurinë hyjnore për Zotin dhe detyra në fletore për nxënësit e fillores, që lidhen me urdhërimet e Perëndisë, si këto foto të siguruara ekskluzivisht nga gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo, prindërit e klasës së katërt ngritën alarmin në drejtorinë e shkollës në fillim të javës. Pas verifikimit nga komisioni i disiplinës, u vendos masa e largimit të mësuesit.

Mësuesi i anglishtes shfrytëzonte orën e mësimit për të diskutuar tema fetare. Ndonëse shquhej si mësues i përgatitur në njohuritë e lëndës, kishte prindër pa dijeni mbi rastin ose të kënaqur me rezultatet e notave.

Një nga prindërit thotë: “Unë 5 vite e kam vajzën që bën anglisht dhe s’kam pasur shqetësim”.

Por, institucioni arsimor dhe drejtuesit rajonalë vendosën pushimin nga puna të mësuesit, si rast në shkelje të rregullores dhe ligjit që dikton arsimin laik.

DRAP bën me dije se prej datës 3 shkurt, mësuesi Dritan Zaimi është larguar nga puna dhe nuk ka dhënë më mësim në shkollën “Gustav Majer”.

Njoftim mbi rastin e mësuesit të gjuhës angleze në shkollën “Gustav Mayer”:

Në vijim të ankesës së paraqitur nga dy prindër më datë 02.02.2026, Drejtoria e shkollës 9-vjeçare “Gustav Mayer” ka kryer menjëherë verifikimet përkatëse, në bashkëpunim me shërbimin psikosocial të institucionit. Në kuadër të këtij procesi, drejtoria dhe shërbimi psikosocial kanë hyrë në orën e mësimit të zhvilluar nga mësuesi dhe kanë administruar materialet përkatëse të përdorura gjatë procesit mësimor.

Bazuar në gjetjet e verifikimit, ndaj mësuesit z. Dritan Zaimi janë ndjekur procedurat ligjore dhe institucionale në fuqi. Konkretisht:

• Më datë 02.02.2026, Drejtoria e shkollës i ka përcjellë rastin Komisionit të Etikës (shkresa nr. 29 prot.), i cili u mblodh në të njëjtën datë.

• Me shkresën nr. 30 prot., Komisioni i Etikës ka referuar çështjen për shqyrtim në Komisionin e Disiplinës.

• Më datë 03.02.2026, Komisioni i Disiplinës u mblodh dhe, me votim të fshehtë, vendosi me 7 vota pro masën disiplinore “largim nga puna”.

Në zbatim të legjislacionit në fuqi, përfshirë Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë, ligjin nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, rregulloren për funksionimin e institucioneve arsimore parauniversitare dhe Kodin e Etikës së Mësuesit, Drejtoria e shkollës ka nisur procedurën për zgjidhjen e njëanshme të kontratës së punës.

Në respektim të afateve dhe të drejtës për t’u dëgjuar, mësuesi është njoftuar për t’u paraqitur më datë 09.02.2026, me qëllim parashtrimin e qëndrimit të tij lidhur me vendimin e marrë.

Që prej datës 03.02.2026, z. Zaimi nuk ka zhvilluar më orë mësimore në shkollën 9-vjeçare “Gustav Mayer”.

Institucionet arsimore mbeten të angazhuara për respektimin e standardeve profesionale, etikës dhe sigurisë së nxënësve, duke vepruar në përputhje të plotë me ligjin dhe procedurat përkatëse.

Të Lidhura

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 20 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
08:12 | 20/05/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.7 lekë dhe do shitet me...

Mbështeti studentët shqiptarë, pritet largimi i Meidanit nga posti i ambasadorit në Shkup –

Mbështeti studentët shqiptarë, pritet largimi i Meidanit nga posti i ambasadorit në Shkup –

nga 27
08:06 | 20/05/2026
0

Ambasadori shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, duket se është drejt përfundimit të parakohshëm të mandatit të tij diplomatik...

Humb jetën një burrë, lëndohen tre të tjerë nga përplasja e dy automjeteve në Gjirin e Lalëzit –

Aksident tragjik në aksin Thumanë–Laç! Humb jetën një person, tre të tjerë mbetën të plagosur –

nga 27
07:54 | 20/05/2026
0

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar gjatë natës në aksin Thumanë–Laç, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 20 Maj 2026 –

nga 27
07:38 | 20/05/2026
0

Dashi Marrëdhënia me partnerin nuk do jete aspak e keqe gjate kësaj dite. Do i kaloni te gjitha vështirësitë dhe...

Para
Afrim Qendros i jepet vendi i Dallëndyshes në IKMT dhe i lë Shkëlqim Hajdarit postin e prefektit –

Afrim Qendros i jepet vendi i Dallëndyshes në IKMT dhe i lë Shkëlqim Hajdarit postin e prefektit -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 20 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:12 | 20/05/2026
Mbështeti studentët shqiptarë, pritet largimi i Meidanit nga posti i ambasadorit në Shkup –

Mbështeti studentët shqiptarë, pritet largimi i Meidanit nga posti i ambasadorit në Shkup –

08:06 | 20/05/2026
Humb jetën një burrë, lëndohen tre të tjerë nga përplasja e dy automjeteve në Gjirin e Lalëzit –

Aksident tragjik në aksin Thumanë–Laç! Humb jetën një person, tre të tjerë mbetën të plagosur –

07:54 | 20/05/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 20 Maj 2026 –

07:38 | 20/05/2026
Kthjellime dhe alternime vranësirash –

Parashikimi i motit për sot, 20 Maj 2026 –

07:36 | 20/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Këmbimi valutor 20 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Mbështeti studentët shqiptarë, pritet largimi i Meidanit nga posti i ambasadorit në Shkup –
  • Aksident tragjik në aksin Thumanë–Laç! Humb jetën një person, tre të tjerë mbetën të plagosur –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 20 Maj 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 20 Maj 2026 –
  • Vazhdojnë arrestimet në Sarandë, pranga Nënkomisarit! Detaje nga operacioni

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këmbimi valutor 20 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Mbështeti studentët shqiptarë, pritet largimi i Meidanit nga posti i ambasadorit në Shkup –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com