Ka ndërruar jetë në qelinë e burgut numër 302 në Tiranë, Ruzhdi Luzi.
Shkak i vdekjes së të burgosurit ishte një infarkt në zemër.
58-vjeçari nga Kuçova, i dënuar me 25 vjet heqje lirie, më 1 dhjetor të 2016-ës vrau me thikë gruan e tij, 49-vjeçaren Manjola Luzi.
Vrasja ndodhi në prani të fëmijëve të çiftit, dy djemve dhe dy vajzave.