Një 19-vjeçare në Fier është hedhur nga kati i tetë i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 02:00 të kësaj të premtje në lagjen “Apollonia” në Fier.
Mësohet se e reja bashkëjetonte me një person të moshës 38-vjeç , nga Kuçova i cili është shoqëruar në komisariat.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen ndërsa ende nuk dihen shkaqet që çuan në vetëvrasjen e 19-vjeçares.