Shqipëria e para në Europë në vitin 2016 për rritjen e lejeve të ndërtimit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria e para në Europë në vitin 2016 për rritjen e lejeve të ndërtimit

09:22 | 07/07/2017
në Shqiperi
0

Shqipëria vlerësohet të ketë pasur një bum në sektorin e ndërtimit për vitin 2016, duke qenë se lejet e dhëna panë rritjen më të madhe në rang europian. Sipas të dhënave të Eurostat numri i lejeve ndërtimit pësoi një rritje mesatare në vendet e Bashkimit Europian më 2016 me 10.3 për qind, ndërsa në Shqipëri sipas të dhënave të INSTAT, numri i lejeve të ndërtimit në vitin 2016 pati pothuajse një trefishim ose një rritje me 167 përqind.

Shqipëria futet në vendet me sipërfaqe të vogël teksa projeksionet e popullisë janë me tkurrje në vitet në vijim. Sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuar Në vitin 2100, popullsia e Shqipërisë do të jetë 1,754,540 banorë me një rënie prej 1.2 milionë personash nga popullsia aktuale (2.9 milionë) sipas portalit të OKB.

Nga ana tjetër shumë vende të Europës ato më të zhvilluara po përballen me shtim të popullatës prej emigracionit nga vendet e Lindjes se Mesme dhe atyre të Afrikës së Veriut.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Mirëpo në paradoks me këto zhvillime Shqipëria ndodhet para një bumi ndërtimesh. Përveç lejeve të dhëna deri më tani është lajmëruar ndërtimi i të paktën 15 kullave shumëkatëshe, tre prej të cilave pritet të nisin punë që këtë vit. Tendenca ka vijuar edhe në muajt e parë të këtij viti. Sipas INSTAT, në tremujorin e parë 2017 janë miratuar gjithsej 101 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, me një sipërfaqe rreth 91.864 m 2, nga të cilat 43 leje ishin në Tiranë.

Eurostat shpjegon se indeksi i lejeve të ndërtimit u rrit në shumicën e Shteteve Anëtare të BE-së në mes të tremujorit të parë të vitit 2014 dhe tremujorit të parë të vitit 2017. Gjatë kësaj periudhe, rritjet më të larta u regjistruan në Hungari  ku numri i lejeve të ndërtimit shënoi një rritje vjetore me 157 %. Më tej në renditje vjen Portugalia me një rritje 39 për qind krahasuar me 2015, më pas Maqedonia dhe Serbia me një rritje me nga 26% secila. Holanda dhe Rumania ishin të  vetmet që pësuan rënie të numrit të leje të dhëna për ndërtim, repsektivisht me 4.7 dhe 1.7% %, ndërsa rritje të vogël të numrit të lejeve patën shtete të tilla, Greqia dhe Çekia.

Eurostat e sheh indeksin e lejeve të ndërtimit si treguesin më të hershëm që paralajmëron një krizë të afërt ekonomike. Si në BE ashtu edhe në zonën e euros, i ashtuquajturi “indeks i zonës së katit”, që do të thotë zona e përdorshme e dyshemeve të përfshira në lejet e ndërtimit, thuajse u përgjysmua në mes të viteve 2007 dhe 2009. Kjo rënie u shkaktua ndjeshëm nga rënia e Sektorin e ndërtimit në Spanjë dhe Irlandë. Pas një periudhe të shkurtër stabiliteti në vitin 2010, indeksi vazhdoi të binte dhe arriti pikën më të ulët në vitin 2014.

Që atëherë, indeksi i zonës së kateve të lejeve të ndërtimit ka treguar shenja të rimëkëmbjes, me një rritje prej 26% në BE dhe një rritje prej 24% në zonën e euros nga 2014 në fillim të 2017.

Në BE, indekset e banimit arritën kulmin në tremujorin e fundit të vitit 2006 dhe pastaj filluan një rënie të vazhdueshme dhe të shpejtë e cila zgjati 2 vjet. Gjatë viteve 2010 dhe 2011 niveli i indeksit mbeti relativisht i qëndrueshëm, por që atëherë ka rënë edhe më tej, edhe pse jo aq dramatikisht sa më parë. Në vitin 2015 dhe 2016, nivelet e indeksit u rritën pak. Numri i lejeve të ndërtimit është mjaft heterogjen ndërmjet Shteteve Anëtare. Ndërmjet viteve 2010 dhe 2016, indeksi për numrin e ndërtesave të reja u rrit në njëmbëdhjetë shtete./ Monitor

Etiketa: BEEurostatleje ndertimistatistika

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Eksploziv llotos te Komuna e Parisit, shpërthimi trondit banorët

Eksploziv llotos te Komuna e Parisit, shpërthimi trondit banorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Investigimi i ekspertit nxori bllof Ramën! “Diella” është vetëm një avatar bosh –

Investigimi i ekspertit nxori bllof Ramën! “Diella” është vetëm një avatar bosh –

12:48 | 15/05/2026
Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE –

Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE –

12:38 | 15/05/2026
Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE –

Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE –

12:30 | 15/05/2026
Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola –

Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola –

12:20 | 15/05/2026
Rama nuk heq dorë nga ‘Lindat’! Linda e OBP merr në dorë edhe tenderët e AKSHI-t, pazaret fillojnë me 7.6 miliardë lekë –

Rama nuk heq dorë nga ‘Lindat’! Linda e OBP merr në dorë edhe tenderët e AKSHI-t, pazaret fillojnë me 7.6 miliardë lekë –

12:10 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Investigimi i ekspertit nxori bllof Ramën! “Diella” është vetëm një avatar bosh –
  • Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE –
  • Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE –
  • Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola –
  • Rama nuk heq dorë nga ‘Lindat’! Linda e OBP merr në dorë edhe tenderët e AKSHI-t, pazaret fillojnë me 7.6 miliardë lekë –
  • Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka paraqitur gjatë një konference shtypi të tjera dokumente në lidhje me provat e sajuara të SPAK për ish presidentitn Meta. “|SHBA rrëzoi zyrtarisht akuzën për lobim të paligjshëm, por SPAK e fshehu përgjigjen për muaj me radhë”. Kështu deklaroi Blushi gjatë daljes për mediat. Lexo edhe: Kush e pengon integrimin europian të Shqipërisë?!? Deklrata e plotë: Akuza kundër Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta për gjoja lobimin 1 milion USD të tij për një foto të pabërë me Presidentin Trump tashmë, që shërbeu si justifikim për rrëmbimin e tij mafioz në 21 Tetor të vitit 2024, tanimë është rrëzuar zyrtarisht edhe nga SPAK. Por mbështetur si përherë vetëm mbi prova dhe fakte ligjore, sot do t’u provojmë të gjithë shqiptarëve rrugën kriminale që ndoqi Edi Rama dhe Charles McGonigal, jo vetëm për mbarsjen e kësaj akuze, por edhe për helmimin e opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar ndaj Z. Meta. Historia mafioze, nis me shkrimin e sponsorizuar nga Edi Rama dhe Charles McGonigali në gazetën “Mother Jones” të George Sorosit më 25 prill 2018, ku për herë të parë gjoja u zbulua se Z. Meta kishte paguar, sipas kësaj reviste, 1 milion USD për foton e pabërë me Presidentin Trump, duke përdorur sipas tyre një kompani guackë “Dorelita” të një greko-amerikani. Kujtojmë se ky shkrim u riprodhua në atë kohë me shpejtësi në të gjitha mediat dhe portalet e kapura nga Edi Rama dhe të financuara prej tij me paratë e ndyra të inceneratorëve. Por 4 vite pas këtij shkrimi, pothuajse i njëjti shkrim riciklohet, por kësaj here në gazetën spekulative austriake “Kronen Zeitung”, e cila në faqe të parë, në 16 maj 2022, me titullin “Krimi i një Presidenti”, pra theksoj 2 muaj para se Z. Meta të mbaronte mandatin si President i Republikës dhe ti rikthehej politikës aktive, kjo gazetë spekulative, rikthen të njëjtën akuzë të sponsorizuar të lobimit prej tij të 1 milion dollarëve për gjoja foton e pabërë me Presidentin Trump, shkrim i cili në atë kohë gjeti jehonë edhe në disa media greke. Pa kaluar as dy javë nga ky shkrim, më 10 qershor 2022, ish-deputeti i Edi Ramës apo siç e quan ai sot “ballisti im më i mirë”, Halit Valteri, bën kallëzimin në SPAK kundër Z. Meta duke pretenduar, sipas tij, se midis kompanisë “McKeon Group” dhe Kryetarit të LSI-së ishte lidhur një kontratë lobimi e financuar, sipas tij, me para që burimin kryesor e kishin nga korrupsioni. Tre muaj më vonë, më 9 shtator 2022, SPAK i dërgon një letërporosi autoriteteve amerikane dhe u kërkon sqarime lidhur me kontratën e lobimit LSI

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Investigimi i ekspertit nxori bllof Ramën! “Diella” është vetëm një avatar bosh –
  • Nuk duam rrugë të shkurtra, as derë të pasme në BE –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com