Vdekshmëria në BE ulet ndjeshëm në shkurt, në kontrast në Shqipëri – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vdekshmëria në BE ulet ndjeshëm në shkurt, në kontrast në Shqipëri

09:36 | 21/04/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Pasi arriti dy kulme të rëndësishme në pranverë dhe vjeshtë 2020, vdekshmëria e tepërt filloi të binte në dy muajt e parë të 2021 në Bashkimin Europian, raporton Eurostat, në përditësimin e fundit mujor të të dhënave të pasojave që ka dhënë Covid në Europë.

Në janar vdekshmëria u rrit me 16% dhe në shkurt me vetëm 5%, krahasuar me mesataret e së njëjtës periudhë në 2016 – 2019.
Sipas Eurostat, gjatë fazës së hershme të COVID-19, vdekshmëria e tepërt në BE arriti kulmin e saj të parë në Prill 2020, me një rritje prej 25% krahasuar me mesataren e të njëjtit muaj mbi 2016 – 2019.

Nga vala e parë më e goditura ishte fillimisht Italia, me rritje të fataliteteve në gati 50% në muaj mars, ndërsa në prill, virusi ishte më vdekjeprurës në Spanjë, me rritje 79.4%, e ndjekur nga Belgjika (74%) dhe Holanda (54%).

Read more

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

Pas marrjes së masave kufizuese në gjithë Europën, Europa mori pak frymë. Midis majit dhe korrikut, u regjistrua një nivel më i ulët i vdekshmërisë së tepërt, ndërsa një tjetër rritje e vdekshmërisë filloi në gusht – shtator me valën e dytë të pandemisë.

Vdekshmëria e tepërt në BE ishte 18% në tetor dhe 41% në nëntor, e ndjekur nga 30% në dhjetor, raporton Eurostat. Në valën e dytë, më e goditura ishte Polonia (+97% në nëntor), Bullgaria (94.4%), Sllovenia (90.6%), po në nëntor. Treguesit mbetën të lartë në dhjetor, ndonëse në ulje.

Në janar dhe shkurt 2021, pas karantinave të rrepta që u ndërmorën në shumë shtete, fatalitetet shtesë ranë ndjeshëm në pjesën më të madhe të vendeve, madje disa prej tyre panë edhe rënie (Suedia -5.2%), Norvegjia (-12.9), Austria (-3), Qipro (-8.3%), Belgjika (-9.3%), Gjermania (-2.7%).

Në shkurt pandemia kulmoi në Sllovaki (65.5%), teksa ky shtet kishte arritur ta mbante virusin në fre deri në tetor, dhe në Çeki (+40%), që gjithashtu i ndjeu pasojat nga tetori, si dhe Portugali (+34%). Për të gjitha shtetet e tjera, rritja ishte më e ulët sesa 15% (shiko grafikun interaktiv në fund).

Strategjia që ndoqën pjesa më e madhe e shteteve, pas valës fillestare të pandemisë, ishte vendosja e kufizimeve, pavarësisht efekteve që kjo dha në ekonomi, me synimin frenimin e vdekshmërisë deri në gjetjen e një vaksine dhe shmangien e mbingarkesës në spitale.

Karantinat më të ashpra ishin në mars- maj dhe më pas në dhjetor 2020-janar 2021, pas daljes së variantit të ri britanik.

Për të kompensuar pasojat që kjo mbyllje solli në ekonomi, qeveritë ndërmorën masa të jashtëzakonshme nxitëse e kompensuese për bizneset e mbyllura dhe punonjësit që humbën vendet e punës. Tashmë vendet po hapen gradualisht, pasi janë vaksinuar mbi 20% e popullsisë.

Shqipëria me pasoja shumë më të rënda në rritjen e fataliteteve

Shqipëria, që zbatoi karantinë vetëm në valën e parë të pandemisë dhe më pas në valët e tjera kishte kufizime minimale, e ka kaluar pandeminë, të paktën deri tani, me pasoja shumë të rëndë në humbjen e jetëve.

Që nga muaji maj, vendi ka shënuar një rritje të vdekshmërisë shtesë shumë më të lartë sesa mesatarja europiane, sidomos në nëntor dhe dhjetor, ku humbjet e jetëve u dyfishuan në krahasim me vitet normale (shiko grafikun: Vdekshmëria mujore shtesë, Shqipëria dhe mesatarja e BE).

Vetëm në janar, rritja e fataliteteve në vend ishte në nivele të njëjtat me mesataren e BE-së (+15.9%). Në shkurt, kur gjithë Europa e vuri nën kontroll virusin, Shqipëria, që u përball me variantin britanik me përhapje më të shpejtë, shënoi një kërcim të fortë me 76.2%, më e larta në raport me vendet e BE-së (të dhënat për rajonin nuk janë ende të disponueshme).- shih grafikun: Vdekshmëria mujore shtesë, shkurt 2021.

Na të dhënat shihet se përgjatë 14 muajve të pandemisë, në 5 prej tyre (korrik- gusht- nëntor- dhjetor 2020 dhe shkurt 2020), Shqipëria ka shënuar rritjen më të fortë të fataliteteve, duke pasur dhe numrin më të lartë të valëve më vdekjeprurëse (shih grafikun: Vdekshmëria mujore shtesë, në 14 muaj pandemi Shqipëria kulmoi në 5).
Edhe në mars, fatalitetet në vend vijuan rritjen e lartë, me rritje 108%, sipas të dhënave paraprake nga Gjendja Civile.

Pas marsit, situata në vend është qetësuar ndjeshëm, si në shtrimet në spitale, ashtu dhe në vdekjet e raportuara ditore, teksa valët e forta dhe vdekjeprurëse që kaloi vendi duket se kanë bërë që të shkohet me shpejtësi drejt të ashtuquajturit imuniteti i tufës.

Kjo u ndihmua dhe nga fillimi i vaksinimit masiv nga mesi i marsit, që i kanë kaluar mbi 330 mijë doza, ose 11.5 doza për 100 banorë./monitor/

 

Etiketa: Bashkimi EuropianEurostatmesatarja e BEShqiperiaVdekshmëria në BE

Të Lidhura

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

nga 27
23:04 | 11/01/2026
0

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

nga 27
22:38 | 11/01/2026
0

Barcelona është fituese e Superkupës së Spanjës. Katalanasit mundën 3-2 Real Madrid, në El Clasicon e mbajtur në Jeddah. Ekipi...

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

nga 27
22:08 | 11/01/2026
0

Pas denoncimit Shërbimi Social Shtetëror, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Operatorin Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor mori deklaratat përkatëse...

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

nga 27
21:54 | 11/01/2026
0

Tre fëmijë të mitur në Durrës u morën ditët e fundit në kujdes nga Shërbimi Social, pasi ishin gjetur vetëm...

Para
Koronavirusi, Meta letër Presidentit Mattarella: Përpjekjet për të izoluar epideminë do japin shpejt rezultate

Meta paralajmëron “të fortët”: Bëhuni gati, edhe pulat do t’ua sekuestrojmë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

23:04 | 11/01/2026
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

22:38 | 11/01/2026
ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

22:08 | 11/01/2026
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

21:54 | 11/01/2026
Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

21:48 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –
  • ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –
  • S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –
  • Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –
  • Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com