Gjatë protestës homazh për 23-vjecarin Florenc Beqiraj Erion Kristo ka mbajtur një fjalim me nota të forta rebelizmi.
“O Edi Rama, o artist, o tursit ado bëhesh kryeministër apo jo? Lëri ekspozitat dhe citjanet e kujdesu për shqiptaret se po vdesin kamionave, po hidhen nga tragetet, po vdesin maleve e spitaleve…po vdesin rrugëve, në det, e në lumë. Ku janë ata shqiptarë tifozë që rrihen për futboll, ku janë tifozët e Partizanit e të Tiranës, ku janë ata shqiptarë që të shajnë robt’ e shpisë po u shave Palestinën?”, tha Erion Kristo ndër të tjera.