Vdekja e Lear Kurtit/ Zbardhet dëshmia e policëve që e shoqëruan: Kur e çuam në komisariat… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vdekja e Lear Kurtit/ Zbardhet dëshmia e policëve që e shoqëruan: Kur e çuam në komisariat…

11:07 | 25/10/2022
në Uncategorized
0

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Për policinë dhe prokurorinë e Tiranës, vdekja e të riut Lear Kurti nuk ka asnjë dyshim tjetër që mund të ketë ndodhur nga rrethana të tjera, veç prezencës së kokainës në stomak. Lidhur me këtë ngjarje të shënuar rreth orës 23:07 minuta në rrugën “Don Bosko”, janë marrë në pyetje punonjësit e policisë së komisariatit Nr.3 në Tiranë, mes të cilëve dhe polici 21-vjeçar që bëri ndalimin e Kurtit.

Për shkak të gjendjes së rëndë të Lear Kurtit, në spital ka përfunduar dhe punonjësi i policisë që ka bërë arrestimin e tij. Polici pasi është njohur me gjendjen jo të mirë të Kurtit dhe humbjes së jetës në spital, ka pësuar shok psikologjik duke bërë që të humbte për një moment ndjenjat.

Ka qenë një ambulancë, që e ka transportuar me shpejtësi në spital, ku pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore, punonjësi i policisë është marrë në pyetje në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Ora News hedh dritë mbi disa nga dëshmitë e punonjësve të policisë, mes të cilave dhe dëshmisë së efektivit 21-vjeçar që bëri ndalimin e Leart Kurtit. I tronditur, polici ka treguar se ishin me makinë duke patrulluar, kur në rrugën “Don Bosko” ka vënë re Lear Kurtin teksa bënte disa veprime të dyshimta.

Nga ambienti i brendshëm i makinës i ka kërkuar Kurtit që të afrohej drejt policëve. Teksa Kurti është afruar punonjësi i policisë i ka kërkuar kartën e identitetit, por ai nuk e ka pasur.

Polici 21-vjeçar e ka pyetur nëse kishte sende të paligjshme apo duhet ta kontrollonin. Në këtë moment Kurti është larguar me vrap, duke ju shmangur verifikimit policor. Polici ka dalë nga makina dhe i është vënë nga pas, ku pas një distance vrapimi gati 200 metra, ka arritur ta kapë Lear Kurtin.

Në momentin kur e ka “mbërthyer” me duar të dy si polici dhe Kurti, janë shembur në trotuarin e rrugës. Polici nuk e ka lëshuar Kurtin, ndërsa ky i fundit ka shfaqur gjendje të fikëti dhe vështirësi në frymëmarrje.

Kanë shkuar dhe dy punonjës të tjerë polici, të cilët po e “shkundnin” fizikisht Leart Kurtin me shpresën që ai të përmendej plotësisht. Pasi ka ardhur në vete, një patrullë tjetër policie ka mbërritur në zonë ku u kap Kurti, duke e marrë këtë të fundit dhe transportuar në drejtim të komisariatit Nr.3.

Ndërsa polici që e ndaloi dhe dy kolegët e tij kanë qëndruar në zonë me qëllimin e vetëm për të kontrolluar terrenin rrugor që përshkoi me vrap Lear Kurti, me shpresën e gjetjes se ndonjë sendi të paligjshëm, drogë apo armë, që mund të kishte hedhur Kurti në ikje e sipër.

Teksa ka shkuar në ambientet e policisë, Leart Kurti nuk ka dashur të zbriste nga makina duke kapur me forcë sediljet e mjetit. Gjendja e Kurtit, thonë policët është përkeqësuar duke humbur ndjenjat dhe i ka ikur gjuha brenda.

Policët kanë bërë përpjekje për nxjerrjen e gjuhës dhe gjatë këtij procesi kanë çarë me duar bluzën e Leart Kurtit. Kurti është lënë disa minuta në dhomën e shoqërimit por më pas gjendja e tij shëndetësore u përshkallëzua ndjeshëm.

Polica ka njoftuar ambulancën, por për shkak se urgjenca po vonohej Kurti është transportuar me makinë policie drejt spitalit ushtarak. Policët që bënë transportimin e tij në spital kanë treguar se Kurti ishte i gjallë, ndërsa bluzat e bardha kanë treguar se ai ka qenë i pajetë. Për të hedhur dritë në këtë pjesë prokuroria e Tiranës, ka kërkuar hetimet për “Mosdhënia e ndihmës mjekësore” dhe “Kryerje të veprimeve arbitrare”.

Ndërsa ambulanca, që ka shkuar në komisariat ka marrë prej andej dhe transportuar drejt spitalit edhe policin 21-vjeçar që bëri arrestimin e Leart Kurtit, i cili ka humbur ndjenjat.

Etiketa: Lear Kurtiprokuroria e tiranes

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para

“I korruptuar deri në palcë”, Meta: Rama kërkon të fajësojë prodhuesit e energjisë si spekulatorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të ‘arratisen’ shqiptarët këtë fundviti? –

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të ‘arratisen’ shqiptarët këtë fundviti? –

08:52 | 25/12/2025
Zoti ju mbroftë dhe bekoftë të gjitha familjet tuaja –

Zoti ju mbroftë dhe bekoftë të gjitha familjet tuaja –

08:34 | 25/12/2025
Gëzuar Krishtlindjet, edhe për fundërrinat e së majtës radikale –

Gëzuar Krishtlindjet, edhe për fundërrinat e së majtës radikale –

08:26 | 25/12/2025
Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 24 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:06 | 25/12/2025
Kremtimi i Krishtlindjes, ritet dhe besimet në vende të ndryshme –

Kremtimi i Krishtlindjes, ritet dhe besimet në vende të ndryshme –

07:46 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të ‘arratisen’ shqiptarët këtë fundviti? –
  • Zoti ju mbroftë dhe bekoftë të gjitha familjet tuaja –
  • Gëzuar Krishtlindjet, edhe për fundërrinat e së majtës radikale –
  • Këmbimi valutor 24 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Kremtimi i Krishtlindjes, ritet dhe besimet në vende të ndryshme –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 25 Dhjetor 2025 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të ‘arratisen’ shqiptarët këtë fundviti? –
  • Zoti ju mbroftë dhe bekoftë të gjitha familjet tuaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com