“Mes nesh ka patur kolegë të lidhur me krimin dhe ne i kemi pranuar dhe nuk na ka ardhur turp. Ndërsa kur vjen fjala per LGBTI, tmerrohen disa nga kolegët tanë”.
Kjo ka qenë deklarata e deputaties socialiste Vasilika Hysi gjatë forumit të organizuar sot në Tiranë lidhur me të drejtat e komunitetit LGBTI.
Deputetja socialiste ishte një nga emrat që ambasadori amerikan Donald Lu lavdëroi se patën guxim në lidhje me këtë çështje.