Vasili: Spitali i Fierit i premtuar dhe me projekt të gatshëm që në 2014 – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vasili: Spitali i Fierit i premtuar dhe me projekt të gatshëm që në 2014

14:21 | 20/02/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili deklaroi sot se Spitali i Fierit do ketë më pak shtretër sesa qarku më i vogël i vendit, Kukësi.

Në një deklaratë për mediat, Vasili tha se projekti i spitalit të Fierit është paguar disa qindra mijëra euro dhe është prezantuar që në vitin 2014.

Deklarata e plotë

Read more

Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –

Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve, propagandë për të shmangur llogaridhënien mbi korrupsionin qeveritar –

Përkujtohet masakra e Reçakut me 45 civilë të vrarë! Drejtësi dhe nderim për dëshmorët e Kosovës –

Kapet në makinë me 6 thasë kanabis, arrestohet 52 vjeçari nga Kruja –

“Kryeministri i Shqipërisë, ka marrë përsipër si gjithmonë të gënjejë pafund për shëndetësinë për këtë arsye shëndetësia është në këtë derexhe dhe për këtë arsye qytetarët vuajnë për ndihmën shëndetësore.

 

Po marr në mënyrë shumë konkrete gënjeshtrat e fundit të tij në Fier ku po flet gjerë e gjatë për një spital në Fier për gjoja një punë që po bëhet në ekstrem dhe do të bëhet për 2-3 muaj dhe po ju tregoj cila është e vërteta  e Fierit dhe raporti i shërbimit shëndetësore në Fier me Shqipërinë.

Praktikisht, projekti i spitalit të Fierit është paguar disa qindra mijëra euro po do keni mundësi të shikoni dhe në foto fakte konkrete vite më parë dhe është prezantuar që në vitin  2014. Ky është projekti, ky do duhej të ishte spitali i Fierit me 200 e ca shtretër. Eshtë prezantuar në 4 dhjetor të vitit 2014. Fiksojeni mirë të nderuar qytetarë dhe mos i harroni këto gjëra. Ja këtu keni dhe prezantimin në  dhjetor. Në prani të deputetit Subashi që sot është dhe kryetar bashkie.

U premtua që në 2014 dhe u paguan qindra mijëra euro dhe u premtua  e keni në faqen zyrtare të Spitalit të Fierit dhe do fillonin punimet në vitin 2015.

Asnjë nga ju nuk ka harruar që jemi në viti 2021 dhe meqë  jemi në prag të fushatës elektorale tani u kujtua Edi Rama për spitalin. Veç të tjerave ju keni mundësi të ndiqni dhe premtimet publike. Një video shumë të shkurtër ku kryetari i bashkisë Armando Subashi premton që do të fillojë në fund të 2016 dhe njëherazi do të ndërtohej dhe një universitet mjekësie në Fier. Po të keni mundësi të shihni dhe videon që dëshmon deklaratën e Subashit.

Pra do të kishim prej vitesh një spital të ri dhe Universitet Mjeksie. Por të kthehemi te të vërtetat. Fieri, sipas projektit të Edi Ramës do të ketë një spital me 150 shtretër. Qarku i dytë në Shqipëri është Fieri.

Ta përkthejmë dhe nga ana elektorale. Është qarku i dytë pas Tiranës me 16 deputetë.

Do të ketë 150 shtretër, aq sa ka spitali i Burrelit. Për ta krahasuar me qarqe të tjera që nuk janë aq të mëdhenj sa Fieri janë më të vogla. Do të ketë në raport me Durrësin do të ketë më pak se gjysmën e Durrësit i cili ka 340 shtretër. Sa i takon Elbasanit ka 415 shtretër  ndërsa Fieri do të ketë 1/3.

Fieri do të ketë gjysmën e Kukësit, Kukësi ka 236 shtretër e Fieri do të ketë vetëm 150. Lushnja që është një qytet i rëndësishëm krah tij ka 215 shtretër e spitali i Fierit ka vetëm 150. Vlora ka 290 shtretër e spitali i Fierit ka 150. Shkodra ka 478 shtretër dy herë e gjysmë më shumë sesa Fieri që është qarku i dytë më i madh i vendit. Pra të gjitha pretendimet dhe gjithçka që prek me dorë Edi Rama është një mënxyrë. Mos harroni që dhe në kohë pandemie është thënë publikisht nga të gjithë. Shqipëria ka numrin më të vogël të shtretërve spitalorë në raport me popullsinë pra duhet të kishte më tepër. E Fieri nga rreth 400 shtretër që ka aktualisht do të ketë 2 herë e gjysmë më pak.

Pse gjithë kjo. Se duhet që të bëjë ky një show elektoral. Të ndërtojë një spital me rrëmbim për 3 muaj sikur është spital lufte dhe ta katandisi popullsinë e qarkut të dytë më të madh të vendit si kokoshi në një thelë. Pasi e gënjeu 7 vite me radhë me dokumenta të paguara qindra mijëra euro. Unë bëj pyetje kush do t’i paguajë paratë e projektit qindra mijëra euro që vajti në kosh të plehrave. Projekti nga studio e mirënjohur Atelie 4 dhe e prezantuar. Do t’i paguajë Edi Rama? Bashkia? Ku do hidhen? Si tallen këta me shëndetësinë. Kur treguesit spitalorë kanë qenë nga më të mirët pse duhet të katandisen spitali i fierit me gjithë ato shërbime që do qënkërka në dorë të disa mjekëve turq. Që do të vënë ata gishtin ky bën e ky nuk bën.

Po kush e përballon përditshmërinë? Nuk janë gjithë ata mjekë e infermierë. Kush po i bën? Mjekët turk po i përballojnë? C’është ky poshtërim?
Çfarë është ky injorim. I quan heronj, dikush mund të kritikojë sepse thotë pse e merr seriozisht një sharlatan. Por jam i detyruar ta marr se është kryeministri i Shqipërisë. Dhe ndërkohë këta do kalojnë në një filtër a bëjnë a s’bëjnë. Kush e përballon gjendjen shëndetësore të popullsisë së të gjithë qarkut të Fierit? A janë ata mjekë e infermierë? Kush po përballet me pandeminë? Nesër, në funksion të pazareve të Edi Ramës, me klientë turk, këta do jenë o futen o s’futen. Mbajeni mend, qarku i dytë më i madh i vendit, Fieri do të ketë 40% më pak shtretër sesa qarku më i vogël me popullsi, që është qarku i Kukësit. Ky është vlerësimi i Edi Ramës për qarkun e Fierit, ky është vlerësimi për shëndetësinë shqiptare dhe ky është njeriu që sa herë ta shikoni jini të vëmendshëm, thellohuni, pyesni, sepse do të zbuloni menjëherë një tjetër gënjeshtër kolosale të radhës.

Është një faqe e zezë për ata që përfaqësojnë qarkun e Fierit, në mënyrë të veçantë kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, që ndodhet atje në krah të tij dhe në vend të vinte duart në kokë që Fieri katandiset, rrinë e duartrokasin si shvejkër, për një copë mandat të qelbur deputeti.

Megjithatë, më 25 prill, do të marri një përgjigje e gjithë kjo maskaradë, që bëhet në dëm të shëndetit të njerëzve dhe patjetër Fieri dhe jo vetëm, do të marrë përgjigjen e duhur për shëndetësinë, në atë mënyrë, në atë formë dhe madhësi që meriton, pa u gënjyer, duke folur me transparencë, e duke i zgjidhur problemet në atë mënyrë që të jenë afatgjata, dhe jo për të mbaruar hallin e karriges së Edi ramës, i cili për karrige shet Shqipërinë e shet çdo gjë që të ketë vetëm 5 minuta më shumë në atë karrige. Por ajo karrige i ka ikur prej kohësh. Më 26 prill do të gdhihet ashtu sikurse ka pasur edhe prezantimin e tij të madh në politikë: gollomesh përpara shqiptarëve!

Etiketa: 2014edi ramafierispitali i Fierit

Të Lidhura

Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –

Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –

nga 27
09:39 | 15/01/2026
0

Një operacion i rrallë dhe me masa ekstreme sigurie është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të 15 janarit,...

Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve, propagandë për të shmangur llogaridhënien mbi korrupsionin qeveritar –

Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve, propagandë për të shmangur llogaridhënien mbi korrupsionin qeveritar –

nga 27
09:29 | 15/01/2026
0

Kryeministri Edi Rama e nisi vitin e ri duke sulmuar nominalisht gazetarët me gjuhë bullizuese dhe intimiduesе, një teknikë propagande...

Përkujtohet masakra e Reçakut me 45 civilë të vrarë! Drejtësi dhe nderim për dëshmorët e Kosovës –

Përkujtohet masakra e Reçakut me 45 civilë të vrarë! Drejtësi dhe nderim për dëshmorët e Kosovës –

nga 27
09:21 | 15/01/2026
0

Kosova shënon sot 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda dhe më tronditëse të kryera gjatë...

Kapet në makinë me 6 thasë kanabis, arrestohet 52 vjeçari nga Kruja –

Kapet në makinë me 6 thasë kanabis, arrestohet 52 vjeçari nga Kruja –

nga 27
09:05 | 15/01/2026
0

Një 52 vjeçar u arrestua pasi u kap në flagrancë në fshatin Luz, duke transportuar me automjet 60 kg kanabis...

Para
Paloka viziton familjen e varfër në Durrës që jeton në çadër: Rama po bën premtime boshe

Paloka viziton familjen e varfër në Durrës që jeton në çadër: Rama po bën premtime boshe

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –

Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –

09:39 | 15/01/2026
Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve, propagandë për të shmangur llogaridhënien mbi korrupsionin qeveritar –

Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve, propagandë për të shmangur llogaridhënien mbi korrupsionin qeveritar –

09:29 | 15/01/2026
Përkujtohet masakra e Reçakut me 45 civilë të vrarë! Drejtësi dhe nderim për dëshmorët e Kosovës –

Përkujtohet masakra e Reçakut me 45 civilë të vrarë! Drejtësi dhe nderim për dëshmorët e Kosovës –

09:21 | 15/01/2026
Kapet në makinë me 6 thasë kanabis, arrestohet 52 vjeçari nga Kruja –

Kapet në makinë me 6 thasë kanabis, arrestohet 52 vjeçari nga Kruja –

09:05 | 15/01/2026
Nëse do ketë sulm do jetë i shpejtë dhe vendimtar –

Nëse do ketë sulm do jetë i shpejtë dhe vendimtar –

08:45 | 15/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –
  • Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve, propagandë për të shmangur llogaridhënien mbi korrupsionin qeveritar –
  • Përkujtohet masakra e Reçakut me 45 civilë të vrarë! Drejtësi dhe nderim për dëshmorët e Kosovës –
  • Kapet në makinë me 6 thasë kanabis, arrestohet 52 vjeçari nga Kruja –
  • Nëse do ketë sulm do jetë i shpejtë dhe vendimtar –
  • Këmbimi valutor 15 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –
  • Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve, propagandë për të shmangur llogaridhënien mbi korrupsionin qeveritar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com