Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Vasili: Qeveria e analfabetëve do verifikojë titujt shkencorë?

Nga Klodiana 0

Ish-deputeti i LSI Petrit Vasili ka kritikuar fjalimin e kryeministrit Rama mbajtur përpara studentëve dhe pedagogëve.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili shkruan se nuk mundet që një qeveri analfabetësh të verifikojë tituj shkencorë.

Postimi i plotë

Ua ua qeveria e analfabeteve do të verifikojë tituj shkencore ?!

Kryeministri përballë pedagogeve, më kurajon e marrë që vjen vetëm prej padijes se thellë, mbushi bulçite dhe me plot gojën tha:

“Ne do të mundohemi dhe të bëjmë transparencë. Pedagogët e mirë do të ndahen nga ata sharlatanët. Kjo bëhet përmes pikave që ne kemi menduar.”

Qeveria e analfabetëve, që as shqipen e ministrave të vet nuk qeveris dot, do të ndajë shkencetarët nga jo shkencetarët,do të ndajë të diturit nga të paditurit, do të ndajë dijetarët nga genjeshtarët.
Gjëmë e padëgjuar kjo.

Siç ndajnë koncesionet dhe tenderat me qeveri ashtu duan të ndajnë edhe titujt shkencorë.

Edhe në kohën e partisë punës një budallallëk i tillë nuk ndodhi kurrë,bile ishte e kundërta dhe shteti e partia nuk hyne deri aty.

Reforma më mirë që mund të bëjë qeveria është të fuse në kurs vehten për të mësuar shqipen, që e flasin si këmishë e veshur mbrapsht dhe e dyta të mesojnë fare pak logjike aq sa niveli i shkollës fillore, se më shumë nuk mbajnë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej