Pas rrëzimit të koncensioneve/PPP nga presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar edhe nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili.
Ai shprehet se presidenti Meta është në mbrojtje të interesit publik, ndërsa kryeministri thjesht një çirak dhe shërbëor i plaçkitjes.
Ai u ka bërë thirrje publike të gjithë shqiptarëve për t’ju kundërvënë me çdo mënyrë plaçkitjes që po kryen Edi Rama me PPP e famshme, ndaj pasurive publike.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit:
P P P – Paratë e Përlara e të Plaçkitura!!
Milot Balldren ,Orikum Dukat – Para të Përlara e të Plaçkitura këto janë Koncesionet e kthyera e të refuzuara me Dekret nga Presidenti i Republikes.
Presidenti i qartë dhe i prerë në mbrojtje të interesit publik, ndërsa kryeministri thjesht nje çirak,vasal dhe shërbëtor i mbrojtjes së plaçkitjes dhe shqyerjes së pronës dhe interesit publik.
Ç’presim më?
Te gjithë bashkë kundra kusarisë qeveritare me çdo mjet me çdo forme e me çdo rrugë.
Çdo veprim kundër plaçkitjes është legjitim.