Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili thotë se reforma në sektorin e energjisë ka dëmtuar shtresën e varfër të shoqërisë shqiptare.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti Vasili ndalet tek raporti i Bankës Botërore, që sipas tij vlerëson se “Arkëtimet më të larta të energjisë mund të kenë patur efekte negative tek familjet më të varfra për shkak se një pjesë e madhe e tyre kishin detyrime të papaguara”.
Postimi i plotë
Banka Botërore thotë që Reforma e energjisë elektrike dëmtoi të varfrit dhe kryeministri rri e vështron.
Ja çfarë thotë Banka Botërore:
“Arkëtimet më të larta të energjisë mund të kenë patur efekte negative tek familjet më të varfra për shkak se një pjesë e madhe e tyre kishin detyrime të papaguara si dhe pesha e buxhetit që këto familje paguajnë për energjinë është më e madhe se familjet e tjera, respektivisht 7 për qind,” thuhet në raportin e Bankës Botërore.
Të varfrit goditen dhe nuk mbrohen fare nga qeveria.
Ndihma ekonomike u hiqet pa ju dridhur dora mijëra të varfërve nga qeveria.
Minimumi biologjik, thënë thjesht fare minimumi i ushqimit ditor, për mijëra shqiptarë nuk sigurohet nga qeveria.
Nuk ulet TVSH e artikujve të shportës, thënë thjesht ushqimeve baze për mbijetesë, por është katër herë më e lartë se vendet më të fuqishme e të pasur të Europës.
Të varfrit dhe shtresat në nevojë po përballen me mbijetesën dramatike të pamundur dhe kryeministri rri e vështron. Lum ai….