Kreu i deputetëve të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj Prokurores së Përgjithshme Arta Marku. Vasili shkruan se ajo ka marrë përsipër të jetë kamikaze dhe avokate e Kryeministrit, në një kohë kur, sipas tij, mbi Ramën rëndojnë dy padi.
“Prokurori antipopull e zgjodhi fatin e saj. Prokuroria ka marrë përsipër të jetë avokate dhe kamikaze e kryeministrit.
Dy padi të pakapërcyeshme rëndojnë keqas mbi kryeministrin. Prokuroria nuk guxon ta thërrasë, ta pyesë ta procedojë kryeministrin e paditur, të vetëshpallur fajtor. Prokuroria ka vendosur të jetë kundër popullit, kundër ligjit dhe kundër kushtetutes. Dihet botërisht se ç’ndodh kur je kundër popullit dhe ligjit, dihet edhe fundi i kamikazëve. Tanimë prokuroria e zgjodhi fatin e vet…”, shkruan Vasili.