Petrit Vasili nuk i ndal sulmet e tij të vazhdueshme ndaj kreut të qeverisë Rama.
Këtë herë Vasili e ka krahasuar kryeministrin me Benin te filmi “Beni ecën vetë”, i cili vraponte dhe këndonte nëpër pyll për të mos u frikësuar.
Statusi i plotë i Vasilit, publikuar në Facebook
Ky shkollëpaku llomotit e grin fjalë, që nuk i kupton, lart e poshtë dhe gjithë ditën,nëe konferenca facebookiste, në parlament, kur u hakërrehet gazetarëve, kur flet për ekonominë imagjinare nga e cila s’kupton hiçgjë, kur shkreh njërin budallëk pas tjetrit, kur i lemerisur voton kundër drejtësisë për të mbrojtur drogën dhe trafikantët,kur i trembur për vdekje bën be që nuk ka frikë.
Mos humbni hiç kohë që ta dëgjoni gjithë këtë logore halucinante të tij sepse a e dini pse e bën?
Do t’i japë kurajo vetes shkollëpaku i trembur shumë, ashtu si Beni i vogël tek filmi,që nga frika këndonte kengë partizane kur ecte në pyll.