Teksa bota po përballet me një valë të re të COVID-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka paralajmëruar shtetet me numër në rritje të rasteve të infektiveve që të marrin masa të reja shtrënguese.
“Veprimet e mëparshme mund të zbatohen, potencialisht duhet të ndërmerren më pak veprime,” deklaroi nga Gjeneva ekspertja e OBSh-së për Covid-19, Maria van Kerkhove.
Ajo vuri theksin te fakti se varianti delta, i cili po qarkullon aktualisht është forma më agresive e virusit që kemi parë deri më tani.
Masat e cituara përfshijnë përdorimin e gjerë të maskave, hapësirën, ajrosjen e mirë të hapësirave të brendshme, shmangien e turmave në hapësira të mbyllura dhe punën nga shtëpia aty ku është e mundur.