Banorët e Valbonës, ditën e nesërme do të protestojnë kundër ndërtimit të HEC-eve.
Bëhet me dije se protesta pritet të fillojë në orën 13:00 në Tropojë e më pas do të vazhdojë në Valbonë deri të shtunën pasdite.
Organizuesit e protestës njoftojnë se në protestë mund të bashkohen edhe protestues nga Tirana, ndërsa nisja është nesër në orën 6:30 tek kafe Flora.