• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Vajzat e Uellslit”, historia e një vajze që përballet me caqet e vetes

16:59 | 09/03/2016
në Uncategorized
0

Roman që nuk të shlyhet nga kujtesa: vepra e Elizabeth Percer portretizon një vajzë inteligjente që ballafaqohet me caqet e veta, me frikën e humbjes së njerëzve të shtrenjtë dhe me tradhtinë. Çdo faqe e kësaj vepre zbulon të vërtetat e fuqishme që e prekin dhe habisin lexuesin.

Kolegji Uellsli, në Masaçusets, është një ndër kolegjet femërore amerikane më me emër. Me arkitekturën gotike, harqet dhe kopshtet e tij, kampusi është fort joshës për vajzat e reja të vetëdijshme për inteligjencën e tyre. Madje edhe Rozë Kenedi, matriarka e Amerikës, nëna e J.F.Kenedit, gjakonte të thithte romantizmin dhe patosin që pezullonin në ajër mes atyre mureve. Në një qoshe të veçuar të kampusit është një shtëpizë e stilit Tudor, një strehë magjepsëse që I përshtatet më së miri ndërtesave gotike përreth. Është vendi ku takohen Shakes, vajzat sa të respektuara aq edhe frikëndjellëse, vajzat e shoqërisë Shekspir. Hera herës Shakes vënë në skenë vepra të Bardos ku ftojnë drejtoreshën dhe autoritete të tjera të kampusit. Megjithatë të tilla ftesa thjesht sa rrisin dyshimin e kolegjit ndaj tyre, pasi vajzat që interpretojnë role burrash të mbytur në makthe, tradhti e dyshime, në një formë arkaike të gjuhës angleze, pa dyshim që s’janë një shembull i mirë serioziteti dhe sjelljeje. Shakes pak e vrisnin mendjen se ç’mendonin të tjerët. Ndodhen në Uellsli që nga themelimi i kolegjit, që më 1877, njëqind e dyzet vjet të kaluara duke kryer ceremonitë e tyre ikonoklastike, duke bashkuar zërat në vargjet e Shekspirit, për të skalitur vlera të reja që i janë përkushtuar artit, poezisë e dijes. Mjaft e ndjeshme, madje e pazonja të lërë pasdore atë që dashuron, e trishtuar që s’mund ta ketë pranë Tedin, mikun e saj të zemrës. Naomi Finkeshtejn shkel në Kolegjin Uellsli dhe bëhet menjëherë një Shakes, një pjesëtare e elites së Uellslit, e atij grupi të ngushtë prej pesëdhjetë vajzash, aq të lakmuara. Në rrjedhën e fatit dhe të vullnetit, Naomi shpëton nga ujërat e akullta të liqenit Uobën, përfshihet në shoqëri përmes ritualesh të vjetër, bëhet shoqja më e ngushtë e bukuroshes Jun, një Shakes kryelartë dhe lojtare elegante tenisi. Por, edhe për Naomin nuk do të vonojnë kthesat e papritura e të liga. Një tradhti, pjellë e xhelozisë së pafre vë në diskutim Kodin e Nderit të Kolegjit Uellsli dhe mbulon me turp shoqen e zemrës: bukuroshen, të pacënueshmen Jun, ajkën e studenteve të shkëlqyera…

Lexo edhe

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

“Dashuria, miqësia dhe ambiciet e një grupi të çuditshëm vajzash intelektuale në kërkim të vendit të tyre në botë”, shkruan  New York Times.

“Është e pamundur të qëndrosh indiferent ndaj Naomi Feinshtejnit, një vajzë e ndjeshme në kërkim të jetës së saj dhe mënyrës së duhur për të mbrojtur njerëzit që do. Edukimi i një gruaje di të japë diçka fort të rrallë: një botë dhe një jetë që dukeshin thellësisht të vërteta”, shkruan Nicole Mones

Autorja Elisabeth Percer ka qenë tri here finalist e Çmimit Pushcart. Ka kryer një Bachelor of Art për anglisht në Kolegjin Uellsli, doktoraturën rreth kërkimit dhe edukimit artistik pranë Stanford University, ajo ka fituar një bursë studimesh post – doktoraturë në Erkeley. Botimet e saj rreth artit dhe të shkruarit janë vlerësuar në rrafsh ndërkombëtar. Jeton në Kaliforni.

Skeda:

Titulli: Vajzat e Uellslit

Origjinali: An uncommon education

Gjinia: Roman

Autori: Elizabeth Percer

Shqipëroi: Agim Doksani

Shtëpia botuese: Uegen

Viti: 2014

  1. 376

Të Lidhura

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

nga 27
16:28 | 14/06/2023
0

Një studim i ri sugjeron se meshkujt që kryejnë vetëm disa minuta ushtrime të forta kanë më shumë gjasa të...

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

nga 27
16:12 | 14/06/2023
0

Media serbe “Nova.rs” raporton se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në momentin kur brenda territorit të Kosovës u rrëmbyen tre...

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

nga 27
15:58 | 14/06/2023
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar vizitën e shumëpritur të Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken në Kinë këtë fundjavë...

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

nga 27
15:54 | 14/06/2023
0

Lamtumira e të lindurit në Bondy nga PSG-në duket se do bëhet, diçka që do të ishte shumë afër të...

Para
Refugjatët, Hungaria shpall gjendje të jashtëzakonshme

Refugjatët, Hungaria shpall gjendje të jashtëzakonshme

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A e dini kush është Alban Ramosaj, ai që ***** në… (VIDEO) –

A e dini kush është Alban Ramosaj, ai që ***** në… (VIDEO) –

13:43 | 01/10/2023
Politikani pro-rus Roberto Fico fiton zgjedhjet në Sllovaki –

Politikani pro-rus Roberto Fico fiton zgjedhjet në Sllovaki –

13:39 | 01/10/2023
Befasi e bukur në Peqin, Shkumbini emëron zv/trajnere femër –

Befasi e bukur në Peqin, Shkumbini emëron zv/trajnere femër –

13:27 | 01/10/2023
Nuk ndalet zjarri në Pishporo, ministri Balla zbret vetë në terren –

Nuk ndalet zjarri në Pishporo, ministri Balla zbret vetë në terren –

13:19 | 01/10/2023
Momenti kur terroristi hedh veten në erë (VIDEO) –

Momenti kur terroristi hedh veten në erë (VIDEO) –

13:09 | 01/10/2023

Më Të Lexuarat

  • A e dini kush është Alban Ramosaj, ai që ***** në… (VIDEO) –
  • Politikani pro-rus Roberto Fico fiton zgjedhjet në Sllovaki –
  • Befasi e bukur në Peqin, Shkumbini emëron zv/trajnere femër –
  • Nuk ndalet zjarri në Pishporo, ministri Balla zbret vetë në terren –
  • Momenti kur terroristi hedh veten në erë (VIDEO) –
  • Konfliktohen me grushta në QSUT, arrestohen dy persona –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A e dini kush është Alban Ramosaj, ai që ***** në… (VIDEO) –
  • Politikani pro-rus Roberto Fico fiton zgjedhjet në Sllovaki –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com