Vajza që i vranë nënën: Fshini videon për ca like të fëlliqura! Uroj që ti mos të bëhesh kurrë Ana! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vajza që i vranë nënën: Fshini videon për ca like të fëlliqura! Uroj që ti mos të bëhesh kurrë Ana!

13:25 | 29/02/2020
në Kryesore
0

Read more

Lot dhe trishtim, nisin homazhet për efektivin hero që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit policor –

Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet përsëri në Prokurorinë e Posaçme –

Skandali/ Vrasësi i policëve, Violand Braçellari mori subvencione nga AZHBR për stallën e ‘armatimit’ edhe pse ishte në kërkim! –

Një grua u vra para dy ditësh në Durrës nga i shoqi i saj, në një dyqan. Vajza e saj, e cila u shfaq në një video, që qarkullon në media dhe paqyron çastin, kur vajza shkoi në vendngjarje, ka një mesazh për të gjithë ne.
Ka një mesazh për mua, për ty, për ne, për ju dhe për ata. (Shënimi hyrës nga Elona Caslli)
………………………………………………………………………
Unë jam vajza e videos së famshme. Unë jam Ana. Vajza e vogël e Dijes. Unë jam ajo që ulërija e vajtoja shpirtin e shpirtit tim, nënën time fatkeqe, nënën time, të mjerë. Nënën, që kaloi gjithë jetën në vuajtje, për të na rritur ne.
Po e bëj këtë postim për ju portale të famshme dhe për ju njerëz, që villni vrer e përfitoni në hallin, që më ka zënë mua sonte.
Në atë hall, që une do mbaj gjithe jetën mbi supe. Ju, sigurisht pas dy tre ditësh nuk do e kujtoni më emrin tim apo të nenës sime.
Me shumë mundësi pas një muaji, do keni harruar dhe ngjarjen.
Po ju shkruaj që t’ju bëj një thirrje të gjithëve. Fshini videon time, mos u merrni më me mua! Mjaft e keqpërdorët për disa “like” të fëlliqura apo komente.
Unë jam ajo, që trokiti
– dyer të afërmish, që bënin sikur s’ma dinin hallin;
-dyer doktorash, që më percollën duke më thënë, qe s’kam pse shqetësohem,
-dyer policash, që nuk e gjykuan si shumë të rëndësishëm rastin e mamasë sime.
Po mami im, Dija ime, ishte nje grua e zakonshme me një fuqi të jashtëzakonshme, që duroi 30 vjet në një martesë. Punoi me ndershmëri për të rritur e shkolluar tri vajza.
Dija mund të ishte motra jote, mamaja jote, vajza jote.
Dija mund të jetë të gjitha bashkë, e ti nuk e di akoma.
Ti mund ta kesh Dijen në shtëpinë ngjitur dhe bën sikur nuk e dëgjon, se nuk është puna jote.
Dhe sot ti poston për Dijen, komenton për Dijen, flet për Dijen.
Epo sot ajo nuk të dëgjon dot më.
Mjaft o njerëz të fëlliqur! Mjaft u morët me ne, tani që nuk jua kemi më nevojën.
Une jam Ana dhe sot varrosa Dijen. Uroj që ti mos të bëhesh kurrë Ana!
Santiljana Tasuni

Etiketa: Santiljana Tasunitë fëlliqurUnë jam AnaVajza e vogël e DijesVajza që i vranë nënën: Fshini videon për ca like të fëlliqura! Uroj që ti mos të bëhesh kurrë Ana!

Të Lidhura

Lot dhe trishtim, nisin homazhet për efektivin hero që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit policor –

Lot dhe trishtim, nisin homazhet për efektivin hero që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit policor –

nga 27
10:58 | 05/06/2026
0

Me dhimbje të thellë dhe mes lotëve të familjarëve, miqve, kolegëve dhe qytetarëve, i është dhënë sot lamtumira e fundit...

Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet përsëri në Prokurorinë e Posaçme –

Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet përsëri në Prokurorinë e Posaçme –

nga 27
10:52 | 05/06/2026
0

Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, aktualisht kreu i Hekurudhave, Ergys Verdho, është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme...

10:50 | 05/06/2026
0

Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, aktualisht kreu i Hekurudhave, Ergys Verdho, është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme...

Skandali/ Vrasësi i policëve, Violand Braçellari mori subvencione nga AZHBR për stallën e ‘armatimit’ edhe pse ishte në kërkim! –

Skandali/ Vrasësi i policëve, Violand Braçellari mori subvencione nga AZHBR për stallën e ‘armatimit’ edhe pse ishte në kërkim! –

nga 27
10:24 | 05/06/2026
0

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit Enea Meçollari dhe plagosjes së kolegut Edison Adri më 4 qershor në Maliq,...

Para
Zvicra mund të përfaqësohet në “Eurovision” nga një shqiptar (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Lot dhe trishtim, nisin homazhet për efektivin hero që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit policor –

Lot dhe trishtim, nisin homazhet për efektivin hero që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit policor –

10:58 | 05/06/2026
Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet përsëri në Prokurorinë e Posaçme –

Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet përsëri në Prokurorinë e Posaçme –

10:52 | 05/06/2026
Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet përsëri në Prokurorinë e Posaçme –

Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet përsëri në Prokurorinë e Posaçme –

10:50 | 05/06/2026
Skandali/ Vrasësi i policëve, Violand Braçellari mori subvencione nga AZHBR për stallën e ‘armatimit’ edhe pse ishte në kërkim! –

Skandali/ Vrasësi i policëve, Violand Braçellari mori subvencione nga AZHBR për stallën e ‘armatimit’ edhe pse ishte në kërkim! –

10:24 | 05/06/2026
Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –

10:00 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Lot dhe trishtim, nisin homazhet për efektivin hero që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit policor –
  • Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet përsëri në Prokurorinë e Posaçme –

  • Skandali/ Vrasësi i policëve, Violand Braçellari mori subvencione nga AZHBR për stallën e ‘armatimit’ edhe pse ishte në kërkim! –
  • Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –
  • Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Lot dhe trishtim, nisin homazhet për efektivin hero që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit policor –
  • Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet përsëri në Prokurorinë e Posaçme –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com