Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me padinë e Reas, vajzës së Linda Ramës ndaj Artur Zhejit dhe 7 portaleve të tjera.
Rea ka paditur portalet pas publikimit të artikujve ku shkruhej se ishte në një lidhje bashkëjetese me Ministrin në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.
Me anë të një postimi në Facebook, Vasili shkruan se paditë e familjes së kryeministrit Edi Rama janë bërë si inkontenenca urinare (mosmbajtja e urinës).
“Ua ua po keta te KM ju eshte bere mania e padive si incontenca urinare,ngaqe nuk e ndjejne e bejne vend e vend me nje fjale.
Lexojeni kete link dhe gajasuni.
Kur ky shkollepakuci i ministrise se jashtme i prish imazhin familjes se KM i bie qe imazhin e Shqiperise e ben cope fare”, shkruan ish-deputeti.