Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person me inicialet P.A., 45 vjeç pasi akuzohet se ka ushtruar veprimtarinë e lojërave të fatit.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, ky person u konstatua duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në një lokal në rrugën “Petrit Radovicka”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular që dyshohet se përdorej për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.