• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ushtrimet e Melankolisë”, Preç Zogaj rikthehet tek poezia

14:56 | 09/02/2016
në Uncategorized
0

Për Lezhën, për nënën, për kohën, jetën e dashurinë, për vdekjen, melankolinë, poezinë e poetët… Janë këto disa nga temat që prek poezia e përmbledhur në 157 faqet e përmbledhjes, që Zogaj e ka ndarë në katër cikle poetike; E paanë jeta, një klithmë larg fundit– ku spikatin poezi për vendlindjen, dhimbjen, vdekjen, zgjimet… Ushtrimet e melankolisë është cikli i dytë, të cilin autori e ka zgjedhur të titullojë përmbledhjen, si një përgjigje e natyrës së poezisë së Zogajt. Cikli i tretë,Na ishte njëherë poezia sjell ndjenjat e poetit dhe poezisë, jo më si krijim i dalë nga fantazia dhe pena, por si një entitet më vete, madje edhe krijues, ndërsa autorin e mundon pyetja …’po të më dojë poezia mua’, disa faqe nga ky cikël ua ka kushtuar poetëve, bashkëvendësit të tij Ndoc Gjetja, Fatos Arapit, portugezit të famshëm Fernando Pessoa, me të cilin Zogaj  bën edhe analogji: “Shumë e kanë menduar Pessoa–n si poetin e vetmuar, të izoluar nga shoqëria, por unë kam lexuar ese dhe artikuj të tij, ku ai duket shumë i angazhuar politikisht. Jo si një eksponent politik, por si një qytetar”, rrëfen Zogaj, ndërsa edhe veten e sheh po ashtu; një poet që nuk ka pushuar kurrë së qeni i tillë, i angazhuar edhe politikisht. Ndaj edhe këtë libër e sheh si një lloj replike, jo e llojit politik, por me pretendimit e një replike artistike përkundrejt atmosferës së kohës, të cilën Zogaj e cilëson si të mbushur me tension, arrogancë, dëshpërim e dhunë. Ky është kontrapunkti i tij poetik, dimensioni i ndjenjës që i përgjigjet realitetit.

Cikli i katërt dhe ai që përmbyll këtë libër, i cili pas pak ditësh do të gjendet në të gjitha libraritë e vendit, titulluar Koka ka rritur shpejtësinë, është një lloj përsiatjeje filozofike e shpirtërore mes nostalgjisë për të kaluarën, gëzimit të çastit, të ardhmes që bëhet e shkuar pandalshëm.

Lexo edhe

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Janë poezi, të cilat autori i ka shkruar gjatë viteve 2013–2015, fill pas botimit të librit të tij të parafundit me poezi “Fundi, një fëmijëri tjetër”, më 2013–ën , fare pak janë më të hershme të pabotuara dhe pesë syresh të botuara më parë, poeti i ka rishikuar për t’i sjellë në një formë më të re. Zogaj rrëfen se nuk ka ndalur kurrë së shkruari poezi dhe i boton me shpeshtësi të rregullta, të kthyera në cikle kohore. Ai është një prej poetëve të brezit të viteve ’80, i cili shënon një periodicitet botimesh, që flasin rreth një poeti të përkushtuar, thotë ai.

Të Lidhura

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

nga 27
16:28 | 14/06/2023
0

Një studim i ri sugjeron se meshkujt që kryejnë vetëm disa minuta ushtrime të forta kanë më shumë gjasa të...

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

nga 27
16:12 | 14/06/2023
0

Media serbe “Nova.rs” raporton se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në momentin kur brenda territorit të Kosovës u rrëmbyen tre...

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

nga 27
15:58 | 14/06/2023
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar vizitën e shumëpritur të Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken në Kinë këtë fundjavë...

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

nga 27
15:54 | 14/06/2023
0

Lamtumira e të lindurit në Bondy nga PSG-në duket se do bëhet, diçka që do të ishte shumë afër të...

Para
Në Sauk rrethrrotullimi i saksive. Foto LSA

Në Sauk rrethrrotullimi i saksive. Foto LSA

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ilir Daja flet për sfidën me Dinamon e Zagrebit: Presim një fitore… –

Ilir Daja flet për sfidën me Dinamon e Zagrebit: Presim një fitore… –

14:09 | 01/10/2023
Nëse më donte të vdekur do më… –

Nëse më donte të vdekur do më… –

14:07 | 01/10/2023
Egnatia vs Teuta, ja formacionet zyrtare –

Egnatia vs Teuta, ja formacionet zyrtare –

14:01 | 01/10/2023
Banda e Laert Haxhisë, lihen në burg 11 të arrestuarit –

Banda e Laert Haxhisë, lihen në burg 11 të arrestuarit –

13:51 | 01/10/2023
A e dini kush është Alban Ramosaj, ai që ***** në… (VIDEO) –

A e dini kush është Alban Ramosaj, ai që ***** në… (VIDEO) –

13:43 | 01/10/2023

Më Të Lexuarat

  • Ilir Daja flet për sfidën me Dinamon e Zagrebit: Presim një fitore… –
  • Nëse më donte të vdekur do më… –
  • Egnatia vs Teuta, ja formacionet zyrtare –
  • Banda e Laert Haxhisë, lihen në burg 11 të arrestuarit –
  • A e dini kush është Alban Ramosaj, ai që ***** në… (VIDEO) –
  • Politikani pro-rus Roberto Fico fiton zgjedhjet në Sllovaki –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ilir Daja flet për sfidën me Dinamon e Zagrebit: Presim një fitore… –
  • Nëse më donte të vdekur do më… –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com