Ushtari i rilindur i UÇK-së… Serbët i vranë 7 fëmijët, prind pas 20 vitesh – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ushtari i rilindur i UÇK-së… Serbët i vranë 7 fëmijët, prind pas 20 vitesh

13:08 | 29/11/2017
në Shqiperi
0

Në çdo nëntor, Ditën e Flamurit, Isak Asllani merr rrugën drejt varrezave të fshatit Rancë, në Shtime. I pastron me radhë nga dëbora emrat në 7 varret e fëmijëve të tij. Ata u masakruan 20 vite më parë nga forcat serbe, së bashku me nënën, gruan dhe mbesën.

Duke prekur shkronjat, i duket sikur ledhaton fytyrën e djalit, Burimit, që ishte vetëm 13 vjeç; Lumnijes, Ejupit, Luljetës, Shpendit, Xhaferrit dhe Antigonës së vogël, që sapo kishte mbushur 1 vjeç.

“Patëm tri ditë luftime rresht, e unë shkova të tërhiqja familjen. Unë isha me vëllain tim, Musën. Në atë moment kanë ardhur forcat serbe me tank, na kanë shënjestruar shumë mirë dhe asnjë nuk shpëtoi dot. Edhe unë kam qenë i plagosur”, rrëfen Isak Asllani.

Veteran dhe invalid i luftës, Isaku iu bashkua radhëve të UÇK-së që nga fillimi i luftës, për të mbrojtur gruan dhe fëmijët. Por, edhe pse nuk ia doli, ai përsëri gjeti forcë dhe arsye për të luftuar.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

“Mungesa për ta është e madhe. Kanë kaluar 20 vite, por për mua është sikur të ketë ndodhur sot. Përkundër faktit që e gjithë familja m’u shua prej tyre, unë kurrë nuk kam qenë në gjendje që të ushtroj dhunë ndaj dikujt, të vrisja ndonjë fëmijë mes serbëve”, vijon më tej rrëfimin rrënqethës Isaku.

Jeta duhej të vazhdonte. Më 28 nëntor të vitit 1998, Isaku u martua, ndërsa krushqit, ushtarë të UÇK-së morën nusen e re.

Për Isakun dhe Kosovën, nëntorët e dhimbjes janë edhe simbole të vazhdimësisë së jetës. Pas 20 vitesh martesë, në ditët e ftohta të nëntorit erdhën në jetë dy binjakët e tij. Sot 60-vjeçari veteran e quan këtë mrekulli, një ngadhnjim të jetës mbi vdekjen dhe hakmarrjen më të madhe ndaj armikut.

“Ua kam përtërirë emrat Ejupit dhe Lumnijes. Më në fund erdhi edhe kjo dhuratë prej Zotit. Unë gjithmonë kam ëndërruar t’ua ripërtërija emrat e për t’iu kallëzuar të gjithëve se jeta shkon përpara”, shprehet Isak Asllani.

Ushtari i rilindur i UÇK-së… Serbët i vranë familjen, prind pas 20 vitesh

Etiketa: binjakefemijeserbUCKushtar

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Mbreti i shqiptarëve!

Mbreti i shqiptarëve!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën –

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën –

23:17 | 31/01/2026
La gjurmë të paharrueshme… –

La gjurmë të paharrueshme… –

22:43 | 31/01/2026
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit –

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit –

22:29 | 31/01/2026
E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis –

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis –

21:29 | 31/01/2026
Debutim i ‘çmendur Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq –

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq –

21:27 | 31/01/2026

Më Të Lexuarat

  • “Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën –
  • La gjurmë të paharrueshme… –
  • Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit –
  • E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis –
  • Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq –
  • Debutim i ‘çmendur Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën –
  • La gjurmë të paharrueshme… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com