Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten! – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten! –

08:06 | 10/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Biznesmeni Endri Meksi paraqitet në Prokurorinë e Posaçme –

U arrestuan në protestën opozitare të 17 Prillit, Gjykata e Apelit liron nga qelia 5 të ndaluarit (Emrat) –

Dhunë barbare ndaj ish-kryetarit të PD në Lezhë, sekuestrohen kamerat e sigurisë –

Sherr me sende të forta dhe mjete prerëse mes të rinjve në Fier, dy persona mbeten të plagosur –

Importet e ushqimeve të importuara janë në rënie të vazhdueshme në tre vitet e fundit, por kjo tkurrje nuk po reflektohet në tregjet e pakicës, kur të njëjtët artikuj janë në rritje për të njëjtën periudhë krahasimi.

Sipas të dhënave të përpunuara nga Doganat një kilogram nga grupi ”Ushqime dhe pije alkolike” kushtoi 116.7 lekë në tremujorin e tretë të vitit 2025. Kjo vlerë ishte 0.7 për qind më e ulët se në të njëjtën periudhe të vitit 2024 dhe 8 % më pak se në tremujorin e parë të vitit 2024.

Të dhënat mbi importet e ushqimeve tregojnë rritje të sasive në dy vitet e fundit, por edhe rënie të vlerës për kilogram. Rritja e vizitorëve të huaj ka krijuar kërkesë më të lartë, teksa po zëvendësohet edhe mungesa e prodhimit vendas.

Nga ana tjetër në tregjet e pakicës çmimet e ushqimeve, duke përfshitë edhe ato të importit janë rritur rreth 3% këtë vit, pak më tepër se inflacioni i përgjithshëm.

Teksa importuesit janë duke blerë më lirë për shkak të ofertës më të bollshme ose luhatjeve në tregjet ndërkombëtare, tregtarët në vend nuk e transmetojnë këtë ulje te konsumatori.

Marzhet tregtare në fushën e tregtisë janë të larta për shkak të përqendrimit të lartë çka u jep kompanive të mëdha më shumë fuqi për të ruajtur çmimet e larta edhe në kushtet kur kostoja e furnizimit ka rënë.

Vitet e fundit, kostot e brendshme janë rritur, nga pagat dhe shpenzimet më të larta të transportit të cilat amortizojnë një pjesë të uljes së çmimit të importit.

Sakaq, Shqipëria si një vend në zhvillim ka reagim të vonë ndaj ndryshimeve në tregjet ndërkombëtare edhe për ushqimet.

Ka ende një praktikë që në periudha të pikut të konsumit, si stinën e turizmit apo fund-viti, çmimet shpesh rriten edhe për shkak të kërkesës së fortë, pavarësisht se importet mund të jenë më të lira.

Për herë të parë në vitin 2024 çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë 1% më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian, në një kohë që të ardhurat sipas metodës së fuqisë blerëse janë sa 41% e mesatares së BE-së.

Nga viti 2005 deri në 2018-n, çmimet e ushqimeve në Shqipëri ishin mesatarisht sa 68-78% e mesatares së BE-së. Nga 2018-a filloi kërcimi i tyre, teksa në 2023-n, çmimet në Shqipëri ishin mesatarisht vetëm 7% më të lira se mesatarja e BE-së. Ndërsa në 2024-n çmimet u barazuan për herë të parë, madje e tejkaluan lehtë me 1%.

Produktet më të shtrenjta ushqimore për familjet shqiptare në raport me BE-në janë vezët, djathi dhe qumështi, që kanë kërcyer në 131% të mesatares së BE-së, nga 119.5% vitin e mëparshëm. Edhe ushqimet e tjera janë rreth 25% më shtrenjtë se në BE (124.8%). Pijet jo alkoolike janë 19% më shtrenjtë se në Europë. Më lirë shqiptarët blejnë cigaret që kushtojnë sa 47% e mesatares europiane./ Monitor

 

Të Lidhura

Biznesmeni Endri Meksi paraqitet në Prokurorinë e Posaçme –

Biznesmeni Endri Meksi paraqitet në Prokurorinë e Posaçme –

nga 27
10:35 | 11/05/2026
0

Biznesmeni Endri Meksi është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme, SPAK. Meksi, i cili është dhe...

U arrestuan në protestën opozitare të 17 Prillit, Gjykata e Apelit liron nga qelia 5 të ndaluarit (Emrat) –

U arrestuan në protestën opozitare të 17 Prillit, Gjykata e Apelit liron nga qelia 5 të ndaluarit (Emrat) –

nga 27
10:29 | 11/05/2026
0

Gjykata e Apelit ka liruar nga qelia 5 protestuesit e Partisë Demokratike, të arrestuar pas protestës së 17 prillit. Bëhet...

Dhunë barbare ndaj ish-kryetarit të PD në Lezhë, sekuestrohen kamerat e sigurisë –

Dhunë barbare ndaj ish-kryetarit të PD në Lezhë, sekuestrohen kamerat e sigurisë –

nga 27
09:57 | 11/05/2026
0

Policia e Lezhës ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në autostradën “Mamurras–Laç”, pranë kryqëzimit të Sanxhakut,...

Aksident në aksin Fier-Levan, lëndohen dy drejtuesit e mjeteve –

Sherr me sende të forta dhe mjete prerëse mes të rinjve në Fier, dy persona mbeten të plagosur –

nga 27
09:45 | 11/05/2026
0

Një konflikt i dhunshëm i ndodhur mbrëmjen e së dielës në qytetin e Fier ka përfunduar me dy persona të plagosur,...

Para
Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 10 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Biznesmeni Endri Meksi paraqitet në Prokurorinë e Posaçme –

Biznesmeni Endri Meksi paraqitet në Prokurorinë e Posaçme –

10:35 | 11/05/2026
U arrestuan në protestën opozitare të 17 Prillit, Gjykata e Apelit liron nga qelia 5 të ndaluarit (Emrat) –

U arrestuan në protestën opozitare të 17 Prillit, Gjykata e Apelit liron nga qelia 5 të ndaluarit (Emrat) –

10:29 | 11/05/2026
Dhunë barbare ndaj ish-kryetarit të PD në Lezhë, sekuestrohen kamerat e sigurisë –

Dhunë barbare ndaj ish-kryetarit të PD në Lezhë, sekuestrohen kamerat e sigurisë –

09:57 | 11/05/2026
Aksident në aksin Fier-Levan, lëndohen dy drejtuesit e mjeteve –

Sherr me sende të forta dhe mjete prerëse mes të rinjve në Fier, dy persona mbeten të plagosur –

09:45 | 11/05/2026
Gjendet pa jetë një 60-vjeçar pranë kufirit në Korçë, dyshimet e para –

“Më preku në pjesët intime”, 21 vjeçarja denoncon kirurgun e spitalit në Korçë për ngacmim seksual (Emri) –

09:37 | 11/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Biznesmeni Endri Meksi paraqitet në Prokurorinë e Posaçme –
  • U arrestuan në protestën opozitare të 17 Prillit, Gjykata e Apelit liron nga qelia 5 të ndaluarit (Emrat) –
  • Dhunë barbare ndaj ish-kryetarit të PD në Lezhë, sekuestrohen kamerat e sigurisë –
  • Sherr me sende të forta dhe mjete prerëse mes të rinjve në Fier, dy persona mbeten të plagosur –
  • “Më preku në pjesët intime”, 21 vjeçarja denoncon kirurgun e spitalit në Korçë për ngacmim seksual (Emri) –
  • Zbehen shpresat për marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit, çmimi i naftës rritet përsëri –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Biznesmeni Endri Meksi paraqitet në Prokurorinë e Posaçme –
  • U arrestuan në protestën opozitare të 17 Prillit, Gjykata e Apelit liron nga qelia 5 të ndaluarit (Emrat) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com