Gjykata e Apelit ka liruar nga qelia 5 protestuesit e Partisë Demokratike, të arrestuar pas protestës së 17 prillit.
Bëhet fjalë për shtetasit:
Klemend Çuçka
Bujar Tusha
Henri Shapllo
Mirvet Toçilla
Sem Bici
Ndaj tyre u caktua fillimisht masa “arrest me burg”, por Apeli ka ndryshuar ditën e sotme masën duke i lënë në “detyrim paraqitje”.
Kujtojmë se 5 protestuesit u arrestuan gjatë protestës së Partisë Demokratike, pasi u akuzuan për hedhje të molotovëve, mjete piroteknike dhe dhunë ndaj policisë.










