Uroj të jeni pjesë e Botërorit 2026 – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Uroj të jeni pjesë e Botërorit 2026 –

13:41 | 05/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

U arrestua një vit më pare, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj –

Spak kërkon arrestimin e Ballukut/ Rama kërkon zvarritjen e procesit, nuk kemi asnjë urgjencë për të shqyrtuar kërkesën –

Banorët e Rrjollit protestojnë para Prokurorisë së Shkodrës, kundër grabitjes së pronave për ndërtim resorti –

I doli emrin në dosjen e Ballukut, biznesmeni Ramë Geci paraqitet në SPAK –

Presidenti Armand Duka mori sot pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Federatës së Futbollit të Kosovës, e zhvilluar në Prishtinë, një ngjarje me rëndësi të veçantë për qeverisjen dhe të ardhmen e futbollit në Kosovë.

Në këtë Kuvend, u rizgjodh President i FFK, z.Agim Ademi si dhe u zgjodhen 10 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, duke riafirmuar qëndrueshmërinë institucionale dhe vazhdimësinë e projekteve zhvillimore të federatës së kosovës.

Në fjalën e tij në cilësinë e zv.Presidentit të UEFA-s, Presidenti Duka vlerësoi progresin e ndjeshëm të bërë nga Federata e Kosovës gjatë katër viteve e fundit, duke theksuar se futbolli në Kosovë po ndërtohet mbi baza të qarta, të strukturuara dhe të qëndrueshme, në përputhje me standardet evropiane.

Më poshtë, fjala e plotë e Presidentit Armand Duka e mbajtur në Kuvendin Zgjedhor të FFK:

“I nderuar President Agim Ademi

Të nderuar anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së,

Të nderuar përfaqësues të FIFA-s, Rolf Tanner dhe Marco Ferri

I nderuar Denis, Drejtor i Zhvillimit të Federatave në UEFA

I nderuar përfaqësues të Ministrisë së Sportit, z.Fidan

Të nderuar delegatë,

Është një nder dhe kënaqësi e veçantë për mua të jem sot mes jush në punimet e Asamblesë së Zakonshme të FFK.

Së pari, më lejoni që t’ju përcjell përshëndetjet më të mira të Presidentit të UEFA-s, z. Aleksander Čeferin, Sekretarit të Përgjithshëm të UEFA-s, z. Theodore Theodoridis, dhe të kolegëve të mi nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s.

Marrëdhënia ndërmjet UEFA-s dhe Federatës së Futbollit të Kosovës ka vijuar të zhvillohet në mënyrë konstruktive dhe të ndërsjellë. FFK ka dëshmuar përkushtim të vazhdueshëm ndaj forcimit institucional dhe zhvillimit afatgjatë të futbollit, progres i cili njihet dhe vlerësohet nga UEFA.

Gjatë viteve të fundit, bashkëpunimi ynë është përqendruar në disa fusha kyçe strategjike, përfshirë qeverisjen, zhvillimin e infrastrukturës, futbollin e të rinjve dhe qëndrueshmërinë e institucionit. Në këtë drejtim, dëshiroj të theksoj përdorimin efektiv të fondeve të programit HatTrick të UEFA-s, veçanërisht për ndërtimin e fushave të reja me bar artificial dhe objekteve stërvitore. Këto investime kanë një rol të rëndësishëm në zgjerimin e qasjes së futbollit, përmirësimin e kushteve të stërvitjes dhe forcimin e futbollit të bazës në të gjithë Kosovën.

Në aspektin sportiv, futbolli i Kosovës vazhdon të shënojë përparim të qëndrueshëm. Paraqitja e përfaqësueses A në ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Botëror 2026 dhe pjesëmarrja e saj në play-off-in e marsit, për të qenë pjesë e finaleve, dëshmojnë qartë zhvillimin dhe ambicien e lartë. Uroj që Kosova të ketë suksese në dy ndeshjet e ardhshme në play-off-it.

Në nivel klubesh, arritjet janë të mëdha. Drita jo vetëm që është kualifikuar në grupet e UEFA Europa Conference League, por edhe i ka kaluar ato dhe sot është në fazën play-off.

Po ashtu, progresi i përfaqësueseve të moshave të reja është evident. Kombëtarja U-21 ka bërë një performancë pozitive në ndeshjet kualifikuese dhe ka shumë shanse që të jetë pjesë e finaleve të EURO U-21 2027. Uroj që të jetë pjesë e këtij eventi madhor në Tiranë. Ky zhvillim pasqyron rëndësinë që i është kushtuar futbollit të të rinjve dhe tregon se investimet e bëra sot po japin rezultate konkrete për të ardhmen.

Në këtë kontekst, më lejoni t’u shpreh urimet tona më të mira për përfaqësueset kombëtare dhe klubet tuaja në garat aktuale dhe ato që do të vijnë. I urojmë lojtarëve, trajnerëve dhe zyrtarëve tuaj çdo sukses në vazhdimin e rrugëtimit të tyre sportiv.

Të marra së bashku, këto zhvillime dëshmojnë se futbolli në Kosovë po ecën përpara në mënyrë të strukturuar dhe të qëndrueshme, nga infrastruktura, te futbolli i bazës, te zhvillimi i të rinjve, garat e klubeve dhe ekipet kombëtare.

Nuk dua t’ju marr më shumë kohë sot, pasi keni përpara çështje të rëndësishme për të trajtuar sot në Asamble. Do të trajtoni çështjet vjetore të bilanceve apo buxheteve, keni për të bërë edhe zgjedhjen e Presidentit tuaj dhe konfirmimin e komitetit ekzekutiv te zgjedhur nga shoqatat rajonale.

Proceset zgjedhore janë gjithmonë momente themelore e të rëndesishme për çdo federatë, sepse rikonfirmojnë  legjitimitetin, unitetin dhe përgjegjësinë e institucioneve të futbollit.

Edhe pse sot ju keni një kandidat të vetëm, fakti që Asambleja zhvillohet në përputhje me statutin, rregullat dhe procedurat demokratike është një tregues i rëndësishëm i stabilitetit institucional të FFK-së.

Ju uroj një Asamble Zgjedhore të suksesshme dhe të zhvilloni punimet, siç e uroi edhe Presidenti Ademi, ‘fair play’.

Ju faleminderit shumë për mikpritjen tuaj të ngrohtë, si gjithmonë, në shtëpinë time në Prishtinë. Punime të mbara.”

Të Lidhura

U arrestua një vit më pare, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj –

U arrestua një vit më pare, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj –

nga 27
12:36 | 09/02/2026
0

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur që të kalojë për gjykim çështjen në ngarkim të...

Rama bën mbledhje qeverie tek Pallati i Kongreseve, ja diskutimet që priten –

Spak kërkon arrestimin e Ballukut/ Rama kërkon zvarritjen e procesit, nuk kemi asnjë urgjencë për të shqyrtuar kërkesën –

nga 27
12:14 | 09/02/2026
0

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste është diskutuar edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi pezullimin...

Banorët e Rrjollit protestojnë para Prokurorisë së Shkodrës, kundër grabitjes së pronave për ndërtim resorti –

Banorët e Rrjollit protestojnë para Prokurorisë së Shkodrës, kundër grabitjes së pronave për ndërtim resorti –

nga 27
12:00 | 09/02/2026
0

Protesta e banorëve të Velipojës ka vijuar për të shtatën ditë radhazi, këtë herë përpara ambienteve të Prokurorisë së Shkodrës....

I doli emrin në dosjen e Ballukut, biznesmeni Ramë Geci paraqitet në SPAK –

I doli emrin në dosjen e Ballukut, biznesmeni Ramë Geci paraqitet në SPAK –

nga 27
11:28 | 09/02/2026
0

Biznesmeni Ram Geci është paraqitur paraditen e kësaj të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Geci është...

Para
Vizita në Vatikan, kryeministri Rama takohet me Atin e shenjtë, Papa Leone –

Vizita në Vatikan, kryeministri Rama takohet me Atin e shenjtë, Papa Leone -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

U arrestua një vit më pare, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj –

U arrestua një vit më pare, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj –

12:36 | 09/02/2026
Rama bën mbledhje qeverie tek Pallati i Kongreseve, ja diskutimet që priten –

Spak kërkon arrestimin e Ballukut/ Rama kërkon zvarritjen e procesit, nuk kemi asnjë urgjencë për të shqyrtuar kërkesën –

12:14 | 09/02/2026
Banorët e Rrjollit protestojnë para Prokurorisë së Shkodrës, kundër grabitjes së pronave për ndërtim resorti –

Banorët e Rrjollit protestojnë para Prokurorisë së Shkodrës, kundër grabitjes së pronave për ndërtim resorti –

12:00 | 09/02/2026
I doli emrin në dosjen e Ballukut, biznesmeni Ramë Geci paraqitet në SPAK –

I doli emrin në dosjen e Ballukut, biznesmeni Ramë Geci paraqitet në SPAK –

11:28 | 09/02/2026
Aksident në aksin “Durrës–Rrogozhinë”, makina përplas për vdekje këmbësorin –

Aksident në aksin “Durrës–Rrogozhinë”, makina përplas për vdekje këmbësorin –

11:20 | 09/02/2026

Më Të Lexuarat

  • U arrestua një vit më pare, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj –
  • Spak kërkon arrestimin e Ballukut/ Rama kërkon zvarritjen e procesit, nuk kemi asnjë urgjencë për të shqyrtuar kërkesën –
  • Banorët e Rrjollit protestojnë para Prokurorisë së Shkodrës, kundër grabitjes së pronave për ndërtim resorti –
  • I doli emrin në dosjen e Ballukut, biznesmeni Ramë Geci paraqitet në SPAK –
  • Aksident në aksin “Durrës–Rrogozhinë”, makina përplas për vdekje këmbësorin –
  • Identifikohet një nga personat që dhunoi avokatin e Ilir Metës (Emri) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • U arrestua një vit më pare, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj –
  • Spak kërkon arrestimin e Ballukut/ Rama kërkon zvarritjen e procesit, nuk kemi asnjë urgjencë për të shqyrtuar kërkesën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com