Urdhëri/ Tahiri: Brenda 28 dhjetorit kamera sigurie në çdo ambient – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Urdhëri/ Tahiri: Brenda 28 dhjetorit kamera sigurie në çdo ambient

13:50 | 10/03/2017
në Shqiperi
0
Ministri i Brendshem Saimir Tahiri, duke folur gjate nje takimi me efektive policie te komisariatit 3 ne kryeqytet, ku ka bere te ditur vendimin e qeverise per rritjen e pagave, nga e cila perfitojne rreth 11 mije police./r/n/r/nMinister of Interior Saimir Tahiri, speaking during a meeting with officers of Police Station 3 in the capital, where has announced government's decision to increase salaries, from which benefit about 11 thousand police forces.

Ministri i Brendshem Saimir Tahiri, duke folur gjate nje takimi me efektive policie te komisariatit 3 ne kryeqytet, ku ka bere te ditur vendimin e qeverise per rritjen e pagave, nga e cila perfitojne rreth 11 mije police./r/n/r/nMinister of Interior Saimir Tahiri, speaking during a meeting with officers of Police Station 3 in the capital, where has announced government's decision to increase salaries, from which benefit about 11 thousand police forces.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, njoftoi se të gjitha institucionet shtetërore, kinematë, stadiumet, spitalet, parkingjet, bankat, deri tek autobusët, taksitë, shkollat dhe pallatet do të duhet të vendosin kamera sigurie me rezolucion të lartë.

“Përpos kësaj në shumë subjekte është i detyruar edhe kontraktimi i policive private, apo instalimi i GPS si dhe pajisja m detektorë”, tha Tahiri.

Gjithashtu ministri bëri me dije se kamerat e sigurisë duhet të instalohen  brenda datës 28 dhjetor, pasi sipas ti, pas kësaj date do të ketë sanksione për ata që nuk i marrin këto masa.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Këto janë subjektet që e kanë detyrim që të instalojne kamerat e sigurisë dhe GPS: 

– Subjektet që ruajnë magazinojnë lëndë të rrezikshme, radioaktive, shpërthyese, helmuese, djegëse, lëndë plasëse apo piroteknike, duhet të instalojnë kamera të sigurisë me rezolucion të lartë. Kamera për leximin automatik të targave, ruajtjen e të dhënave të targave të mjeteve. Të kontaktojnë shoqëritë private të sigurisë fizike.

– Subjektet që ushstrojnë aktivitete të transportit publik të udhëtarëve: nxënës, studentë, autobusë, taksi, duhet të instalojnë në automjete që shërbejnë në transportin e udhëtarëve sistem GPS. Të instalojnë në ambiente të brendshme sistem me kamera të sigurisë.

– Subjetet që disponojnë lojra fati apo kazino detyrohen të instalojnë kamera për leximin automatik të targave të automjeteve dhe ruajtjen e tyre. Të instalojnë sistem me kamerat e sigurisë brenda mjediseve. Të pajisin punonjësit në hyrje të subjekteve me detektorë. Të kontraktojnë shoqëri private të sigurisë dhe të garantojnë instalimin e pajisjeve përmes të cilave hyrja e qytetarëve në kazino e lojra fati të bëhet vetëm përmes identifikimit të tyre me pasaportë apo kartë identiteti.

-Të gjithë subjektet që ushtrojnë aktivitet nga ora 23:00- 06:00 detyrohen të instalojnë kamera të sigurisë duke miratuar paraprakisht skemën e vendosjes së tyre nga komisariati përkatës.

-Subjektet që administrojnë ujësjellësat, detyrohen të kontratojnë shoqëri private të sigurisë dhe njëkohësisht të instalojnë kamera të sigurisë së lartë.

-Institucionet arsimore publike private të të gjitha niveleve detyrohen të instalojnë kamera të sigurisë me rezolucion të lartë në ambiente të brendshme në korridore dhe në perimetrin e objektit.

-Administratorët e stadiumeve, në kinema, në pallatet e sportit, salla koncertesh e muze detyrohen të kontraktojnë shoqëri private të sigurisë dhe njëkohësisht të instalojnë kamera të sigurisë së lartë

–Administratorët e bankave të nivelit të dytë detyrohen të instalojnë sisteme të kamera të sigurisë. Të pajisin punonjësit e policisë në hyrje me dedektorë. Të kontratkojnë polici private. Të lidhin sinjalin e alarmit me sallat e komandimit të policisë së shtetit. Të vendosin në hyrje të çdo banke sistem kafazesh për diversifikimin e hyrjes në mënyrë të kontrolluar.

–Subjektet e këmbimit valutor dhe ato të këmbimit e përpunimit të metaleve të çmuara detyrohen  të instalojnë kamera të sigurisë së lartë. Të vendosin xhama antiplumb që ndan pjesën ku qëndron ai që ofron shërbimin me pjesën ku mbahen vlerat monetare dhe ku shërbehet klienti.

-Subjektet që administrojnë HEC, TEC publik dhe privat dhe nënstacione elektrike detyrohen të instalojnë  kamera të sigurisë me rezolucion të lartë dhe të kontratkojnë polici private.

-Administratorët e terminaleve te trageteve, aeroporteve, autobusëve, taksive e trenave, detyrohen të instalojnë kamera të sigurisë së lartë. Të instalojnë sistem me kamera të leximit automatik të targave të automjeteve dhe të kontrakojnë  shoqëri private të sigurisë fizike.

-Qendrat spitalore universitare dhe rajonale shëndetësore detyrohen të instalojnë  sistem me kamera të sigurisë së lartë dhe të kontrakojnë shoqëri private të sigurisë fizike.

-Subjektet, publike apo private, që administrojnë kënde lojrash të mbyllura detyrohen të instalojnë sistem me kamera të sigurisë së lartë

–  Subjektet që kanë në pronësi qëndra tregtare detyrohen të instalojnë sistem me kamera të sigurisë së lartë. Sistem me kamera për leximin automatik të targave të automjeteve dhe të ruajtjes së tyre deri në dy muaj. Të kontratkojnë polici private. Të ndërtojnë një qendër kontrolli në ambientet e tyre e cila ka lidhje të drejtëpërdrejtë me policinë e shtetit dhe të përcaktojë një person përgjegjës që do të mbajë kontakt permanent me policinë e shtetit

-Administratorët e tregjeve publike e private detyrohen të instalojnë kamera të sigurisë së lartë.

-Të gjithë subjektet që ushtrojnë veprimtarinë në vend dhe që për realizimin e veprimtarisë së tyre në ekonomike në ambiente të hapura apo të mbyllura kanë mbi 50 punonjës detyrohen të instalojnë kamera të sigurisë së lartë dhe të kontraktojnë shoqëri private të sigurisë fizike.

-Të gjithë subjektet që gjatë realizimit të  aktivtetit të tyre financiar kanë një xhiro prej më shumë sesa 10 milionë lekë detyrohen të instalojnë kamera të sigurisë së lartë.

– Administratorët e parkingjeve publike e private, të hapura apo të mbyllura, të instalojnë kamera të sigurisë së lartë dhe ndërkohë të instalojnë dhe kamera memorizimi të targave e automjeteve në hyrje e dalje të automjetit.

-Institucionet shtetërore qëndrore, përjashtuar Gardën, policinë e shtetit, burgjet, bashkitë, dhe ato që kanë masa nga policia e shtetit, detyrohen që të instalojnë kamera të sigurisë së lartë dhe të kontraktojnë shoqëri private të sigurisë fizike.

– Banorët e pallateve administratorët e çdo pallati në bashkëpunim  me policinë e shtetit mund të marrë masa për instalimin e kamerave të sigurisë në çdo hyrje sipas analizës së rriskut nga policia e shtetit

Etiketa: kamerat e siguriseMinistri i BrendshëmSaimir Tahiriurdheri

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Gardiani rumun i burgut komunist nën akuzë për vdekjen e 102 të burgosurve

Gardiani rumun i burgut komunist nën akuzë për vdekjen e 102 të burgosurve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

23:31 | 16/03/2026
“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

22:53 | 16/03/2026
Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

22:31 | 16/03/2026
Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

22:05 | 16/03/2026
pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

21:41 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –
  • Raportim në DASH për çdo manipulim votash –
  • Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –
  • pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –
  • Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com