Kjo urë ndodhet në fshatin Lejë-Lias të Filatit në Çamëri. Ura quhet Ura e Gurit-Guras dhe është ndërtuar në vitin 1863 nga familja Karabina.
Në vitin 1998 në Selanik kam njohur një avokat, i cili mbiemrin e kishte “Karabina”, ishte me origjinë nga Leja-Lias, çam ortodoks. Ishte krenar për origjinën e tij shqiptare dhe gjithnjë kuvendonim së bashku në shqip.