UNICEF në Prishtinë: Shkollat ​​duhet të mbyllen të fundit dhe të hapen të parat – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

UNICEF në Prishtinë: Shkollat ​​duhet të mbyllen të fundit dhe të hapen të parat

13:13 | 06/11/2020
në Bota, Kryesore
0

Agjencia për të drejtat e fëmijëve e Kombeve të Bashkuara, UNICEF, bëri thirrje që para çdo vendimi për mbyllje të shkollave për shkak të pandemisë, të merret për bazë edhe kostoja e “mbajtjes së nxënësve jashtë shkollave”.

Sipas kësaj organizate, kjo kosto, “është shumë më vështirë për t’u kompensuar se dëmtimi i ekonomisë, dhe mund të zgjasë edhe për një brez të tërë”.

Përmes një komunikate, UNICEF-zyra në Prishtinë, thotë se “derisa Kosova po përballet me një nivel më të lartë të infektimit me COVID- 19 sesa më parë gjatë pandemisë, interesat më të mira të fëmijëve duhet të jenë thelbësore për sa i përket kohës dhe mënyrës se si të mbahen të hapura shkollat”.

Read more

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

“Në fillim të këtij viti, mbyllja e shkollave preku rreth 345,000 fëmijë dhe adoleshentë në Kosovë, dhe mungesa e lojës, shoqërimit dhe ndërveprimit me mësimdhënësit mund të ndikojë shumë në mirëqenien dhe zhvillimin psikosocial të fëmijëve dhe adoleshentëve”, thotë kjo organizatë.

Në Kosovë, sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, vetëm 31 shkolla janë mbyllur plotësisht ose pjesërisht që kur u rihapën në muajin shtator.

Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin, tha: “Së bashku me partnerët tanë, ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë dhe rrisim mbështetjen tonë për shkollat, në mënyrë që ato të mbyllen të fundit dhe të rihapen të parat”.

UNICEF-i në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit ka zhvilluar një hulumtim lidhur me rihapjen e shkollave për vitin akademik 2020/2021.

“Shumica e raportuesve (62%) ndiheshin të lumtur për rihapjen e shkollave dhe dëshironin të vazhdonin mësimin brenda shkollës gjatë këtij viti akademik . Më shumë se gjysma e tyre ndiheshin të sigurt se nxënësit janë mjaft të informuar për masat parandaluese rreth COVID-19. Mësimi në distance u konsiderua si jo i kënaqshëm nga 1 në 3 raportues të moshës 15 deri në 19 vjeç”, tha UNICEF./rel

 

Etiketa: Murat SahinPrishtinëShefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovëshkollat

Të Lidhura

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

nga 27
21:02 | 05/06/2026
0

Një takim i kryeministrit Edi Rama me banorët e Zvërnecit është shoqëruar me tensione dhe një incident të rëndë ditën...

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

nga 27
20:46 | 05/06/2026
0

Gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, një murgeshë katolike mori fjalën duke përcjellë një mesazh të fortë mbi gjendjen sociale...

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

nga 27
20:40 | 05/06/2026
0

Ndryshe nga ditët e tjera, sot protestat u shtri edhe në 4 qytete të tjera, në Korçë, Fier, Kukës e...

Para

Gjykata Speciale cakton seancën e parë ndaj Hashim Thaçit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026
Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

20:46 | 05/06/2026
Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

20:40 | 05/06/2026
Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

20:20 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –
  • Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –
  • Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –
  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com