• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Unë kam vrarë” , Eni Vasili trondit me 10 histori nga burgu i grave

10:12 | 08/03/2016
në Duke lexuar një libër
0

“Unë kam vrarë” është një pohim tronditës, por pas këtij pohimi qëndrojnë histori të gjata jetësh të vuajtura, pa besim, pa rrugëdalje. Janë 10 gra që kanë vrarë dhe që pendohen në rrëfimet e tyre të gjata para gazetares Eni Vasili. Janë histori të frikshme të grave shqiptare të keqtrajtuara që nga lindja, të nëpërkëmbura, të vetme në betejën e tyre të mbijetetës, shpesh të paafta për të vendosur për fatin e tyre duke përfunduar në fund…në vrasëse. Libri i gazetares Eni Vasili botim i UET-Press do tju dridhërojë, do tju bëjë të qani dhe të vuani bashkë me këto gra që vuajnë dënimin me burg për vrasje. Ky libër vjen me një parathënie nga shkrimtari i madh Ismail Kadare, i cili ndër të tjera thotë; “Libri i Eni Vasilit nuk mëton të merret me tiparin universal të dukurisë. As të shtrojë pyetje, për të cilat përgjigjet janë shpesh të pamundura. Siç e ka treguar vetë, profesioni e ka shtyrë gazetaren e re jo thjesht tek pyetja, përse kishte ende vrasje në këtë botë, duke përfshirë edhe vendin ku ajo jeton”.

Po si lindi ky libër me rrëfime?  Ai lindi nga kauza për faljen e Nazime Vishës, një vajzë që vrau burrin që e kishte dhunuar tërë jetën e saj. Por hyrje në atë burg për të njohur Nazimene e çoi Enin tek histori të ngjashme, tek gra të tjera secila me nga një histori.

Lexo edhe

E bija ndërroi jetë, nëna e “rikthen” në jetë përmes një libri (film)

“Do ta paguash”/ Kërcënonte ish-të dashurën, arrestohet i riu shqiptar në Itali

“Më falni shoku Ramiz”, debati me Azem Hajdarin e Arben Imamin dhe reagimet e forta nga salla

eni vasili“Hera e parë që kalova pragun e një burgu ishte kur do të intervistoja Nazime Vishën, në nëntor të vitit 2013, kur Ismail Kadareja dhe Dritëro Agolli, së bashku me disa [personalite të tjera të kulturës shqiptare, më besuan publikimin e kërkesës për faljen e saj në programin tim “Studio e Hapur”. Që nga dita kur hyra pas atyre dyerve të rënda, shumë gjëra ndryshuan në perceptimin tim për botën, për realitetin shqiptar, për jetën e gruas, për seksizmin, maskilizmin, mungesën e emancipimit shoqëror, për injorancën,

për varfërinë dhe mizorinë në shoqërinë ku jetojmë. Nuk do ta kisha besuar kurrë që vetëm pak kilometra larg shtëpisë sime, qenie njerëzore, të së njëjtës gjini me mua, merrnin frymë në një tjetër epokë, ndoshta në Mesjetë, ku lindnin dhe vdisnin pa jetuar, si skllave të devotshme”, shkruan gazetarja Vasili në hyrjen e librit të saj.

Intervistat janë realizuar në burgun 325 në Tiranë, ku po vuajnë dënimin 55 gra, dhe në rrëfimin e tyre vijnë 10 gra që janë dënuar për vrasje. Autorja thotë se me rrëfimet e tyre ato i “dhuruan një këndvështrim unik, të papërsëritshëm, një sferë kristali për të kuptuar disa të vërteta që mund t’i njohësh vetëm po të hysh aty brenda”.

Historia e këtyre grave nuk nis në momentin kur ato kryejnë vrasjen, por shumë më herët, ndoshta që në momentin që lindën vajza, të destinuara për të vuajtur , për tu nëpërkëmbur. “Janë 10 histori jete, 10 histori mëkati, 10 vrasje që mund të mos kishin ndodhur, që mund të ishin ndaluar. Janë 20 fate njerëzore të bashkuara në një simbiozë të mistershme deri në përjetësi, në simbiozën e ekzekutuesit dhe viktimës, ndonëse në disa prej historive që do të lexoni, do ta keni të vështirë të kuptoni kush është realisht viktima dhe kush vrasësi. Rrëfimet janë ndërtuar në formën e intervistave, jo pa qëllim. Ajo që libri merr përsipër të tregojë janë të vërtetat e të dënuarave, ngjarjet sipas tyre, përjetimet dhe interpretimet e këtyre grave në vetë të parë, pa pretenduar aspak që ato që tregojnë të jenë të vërtetat absolute. Rrëfimet shoqërohen, gjithashtu, me një përmbledhje të arsyetimit dhe të vendimit të gjykatave, për t’i dhënë lexuesit gjithë instrumentet, që të mund t’i gjykojë këto histori, po edhe për të zgjedhur të vërtetën, që mund të besojë”, shprehet Vasili.

Po puna e gazetarit ndonjëherë mund të jetë vrasëse për atë që bën dhe Eni kujton lodhjen psikologjike që përjetonte pas intervistave me këto gra. “Pas historive të para plandosesha në shtrat për ditë me radhë, në një gjendje dobësie e jermi të pakuptimtë, të cilën ma zbardhi mikesha ime londineze, Arlinda Cerga, një PHD në psikologji, kur më tha se po bëja një eksperiment të rrezikshëm me veten dhe më shpjegoi protokollet që profesionistët përdorin në të tilla raste. Që nga ajo kohë, pas përballjeve me burgun dhe me historitë e grave, i drejtohesha psikologut që të shkarkoja ngarkesën emocionale dhe të gjeja mbështetje profesionale për të vazhduar punën”. Nazime-Visha-gjykate

Po çfarë i bën të forta këto histori? Sipas Vasilit është rindërtimi i tyre real që shfaq pas një vrasje të gjitha problemet e shoqërisë shqiptare. “Do të shihni se si pasioni, varfëria, emigracioni, injoranca marrin formën e një arme vdekjeprurëse dhe përdoren deri në skenarët e të paimagjinueshmes, deri në skaj të krimit, kur nëna vret birin e saj. Këto dhjetë gra më treguan se askush nuk është i paprekshëm nga e keqja, më treguan se si kurrë nuk e kishin përfytyruar se një ditë do nënshkruanin mbi një letër të bardhë në një komisariat policie: “unë kam vrarë…”, shkruan Vasili në librin e saj.

Të Lidhura

E bija ndërroi jetë, nëna e “rikthen” në jetë përmes një libri (film)

E bija ndërroi jetë, nëna e “rikthen” në jetë përmes një libri (film)

nga 27
14:55 | 17/01/2022
0

Angjelina Shaka ka publikuar një libër dedikuar vajzës së saj e cila nuk jeton më. Krijimet e së bijës vijnë...

“Do ta paguash”/ Kërcënonte ish-të dashurën, arrestohet i riu shqiptar në Itali

“Do ta paguash”/ Kërcënonte ish-të dashurën, arrestohet i riu shqiptar në Itali

nga Klodiana
11:39 | 11/01/2022
0

Nuk kanë të ndalur rastet kur shqiptarët përfshihen në skandale apo krime jashtë vendit. Këtë herë një ngjarje e tillë...

“Më falni shoku Ramiz”, debati me Azem Hajdarin e Arben Imamin dhe reagimet e forta nga salla

“Më falni shoku Ramiz”, debati me Azem Hajdarin e Arben Imamin dhe reagimet e forta nga salla

nga 27
17:00 | 08/12/2021
0

Nga Aleksandër Meksi (Pallati i Brigadave 11 dhjetor 1990) Memorie.al /Ramiz Alia hyn i duartrokitur në sallën ku ishte përcaktuar zhvillimi...

Pasunarët e rinj dhe “Egërsia” e Nicola Lagioia

Pasunarët e rinj dhe “Egërsia” e Nicola Lagioia

nga 27.al
09:00 | 29/11/2021
0

Nga Enkel Demi Zvetënim. Nëse do dëshironim që ta përblidhnim vetëm me një fjalë romanin “Ergërsia” të Nicola Lagioia, e...

Para
Puna më e vështirë në Botë (Video)

Puna më e vështirë në Botë (Video)

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zjarret në Europë, dëme kolosale, ja sa sipërfaqe pyjore të shkrumbuara

Zjarret në Europë, dëme kolosale, ja sa sipërfaqe pyjore të shkrumbuara

23:40 | 18/08/2022
Takimi në Bruksel pa rezultat, SHBA, thirrje Kosovës dhe Serbisë për të vazhduar dialogun

Takimi në Bruksel pa rezultat, SHBA, thirrje Kosovës dhe Serbisë për të vazhduar dialogun

23:02 | 18/08/2022
Stuhitë godasin Europën/ 13 viktima, mes tyre dhe fëmijë

Stuhitë godasin Europën/ 13 viktima, mes tyre dhe fëmijë

22:56 | 18/08/2022
Pasaportat e arta, Salianji: Ky është ligj për interesa korruptive

Pasaportat e arta, Salianji: Ky është ligj për interesa korruptive

22:50 | 18/08/2022
Vetëvritet me armën e shërbimit polici në Delvinë

Mbërriti pa shenja jete në spital, policia sqaron vdekjen e 51-vjeçarit në Kurbin

22:43 | 18/08/2022

Më Të Lexuarat

  • Zjarret në Europë, dëme kolosale, ja sa sipërfaqe pyjore të shkrumbuara
  • Takimi në Bruksel pa rezultat, SHBA, thirrje Kosovës dhe Serbisë për të vazhduar dialogun
  • Stuhitë godasin Europën/ 13 viktima, mes tyre dhe fëmijë
  • Pasaportat e arta, Salianji: Ky është ligj për interesa korruptive
  • Mbërriti pa shenja jete në spital, policia sqaron vdekjen e 51-vjeçarit në Kurbin
  • “Të degjeneruar”/ Sulmoi dhe fyeu gazetarët, ja çfarë ligjesh theu policja me gjarpër në Elbasan

© Copyright 27.al © 2020. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zjarret në Europë, dëme kolosale, ja sa sipërfaqe pyjore të shkrumbuara
  • Takimi në Bruksel pa rezultat, SHBA, thirrje Kosovës dhe Serbisë për të vazhduar dialogun

© 2022 27.al Dev by waredope.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2022 27.al Dev by waredope.com