Unë kam vetëm një arsye për të protestuar me 2 Mars – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Unë kam vetëm një arsye për të protestuar me 2 Mars

15:35 | 28/02/2020
në Kryesore
0

Read more

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Nga Bislim Ahmetaj
Kam një arsye të vetme që të marrë pjesë në protestën e thirrur nga Presidenti i Republikës me datën 2 Mars. Arsyeja është e thjesht, do të më vinte turp të fshihesha në shtëpinë time apo kudo tjetër dhe të mos i bashkohesha qoftë edhe një protestuesi të vetëm kundër kësaj qeverisje që ka pushkatuar shpresën dhe besimin tek shqiptarët, që ka mbjellur dhe rritur pemën e trishtimit ndër bashkëkombasit tanë “Që në Shqipëri nuk mund të jetohet” .
Do ta ndihesha mjeran dhe fatkeq të fshihesha pas cilësive të dyshuara që ka demostruar në të kaluarën e tij politike Ilir Meta me të cilat do ta justifikoja mungesën time për të mos marrë pjesë në manifestimin e protestës që ka thirrur me 2 Mars jo Ilir Meta por Presidenti i Republikës nën moton: Mbroni kushtetutën dhe rendin kushtetues. Unë si qytetarë, si prind, si intelektual dhe veprimtarë social do të marrë pjesë në këtë manifestim proteste për të treguar me prezencën time fizike që e dua vendin tim, i besoj punës së ndershme dhe jam kundër çdo lloj shkelje të ligjit, jam kategorik me abuzimet dhe vjedhjen e pasurisë publike që i ka ndodhur dhe i ndodhë përditë vendit tim. Unë me 2 Mars e konsideroj vetën një shtetas të përgjegjshëm që kundërshtoj me koshiencë në formën e revoltës një klasë politike që shkelë çdo ditë ligjet që i aprovon vet me shumicë votash po ashtu edhe kushtetutën që e ka aprovuar po vetë për interesa klientele dhe pushteti. Unë s’mund ti mungoj protestës së 2 Marsit pasi do të ndihesha i mundur, i dorëzuar, i pushtuar dhe i përkulur. Unë që kam protestuar guximshëm, me kurajo dhe vizion të qartë kundër regjimit diktatorial komunist 30 vite më parë, Unë që kam protestuar haptazi autoritarizmin e Sali Berishës kur ai e ka shfaqur atë më Partinë Demokratike të cilën e kemi themeluar së bashku në Dhjetor të ’90-ës. Unë që kam protestuar kundër bandave dhe përfaqësuesve të tyre që erdhën në pushtet në kohën e revolucionit të vonuar të Qoses në Mars-Qershorin e vitit të zi ’97.
Unë që kam protestuar në mbrojtje të shejntërisë së jetës dhe lirisë mes për mes plumbave pas vrasjes së simbolit të qëndresës, Lirisë dhe Demokracisë shqiptare Liderit të Lëvizjes Studentore Azem Hajdarit. Unë që kam protestuar për mbrojtjen e shtypit të lirë me shkrime dhe prezencë. Unë që kam protestuar për të mbrojtur qytetin nga betonizimi dhe shkatërrimi arkitektonik, Unë që kam protestuar për të mbrojtur interesat e opozitarizmit atëherë kur këto interesa janë tradhëtuar dhe shitur për interesa politik dhe financiarë tek pushteti i “rilindjes”. Unë që kam të paktën 35 vite që protestoj kundër arbitraritetit, partitokracisë mjerane, hajnave dhe shpërdoruesve të besimit të qytetarëve, kundër atyre që po bajnë çdo shërbim për ta shterruar Atdheun nga shqiptarët nuk mund ti mungoj manifestimit të protestës të thirrur nga Presidenti i vendit tim me 2 Mars 2020. Unë nuk dalë në këtë protestë për Ilir Metën ministrat e të cilit kanë firmosur largimin tim të paligjshëm nga puna, unë i bashkohem në këtë protestë institucionit të Presidentit të Republikës, i cili ka dalë haptazi në mbrojtje të Kushtetutës, si libri i shejtë i një shteti laik.
Etiketa: 2 Mars 2020Bislim AhmetajPresidenti Ilir Meta

Të Lidhura

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

nga 27
21:29 | 02/06/2026
0

Pallati i Kongreseve do të transformohet sipas projektit fitues të konkursit ndërkombëtar, i cili parashikon edhe ndërtimin e një kulle...

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

nga 27
20:41 | 02/06/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Laç–Patok, duke i marrë jetën një 37-vjeçari dhe duke çuar në arrestimin e...

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

nga 27
19:22 | 02/06/2026
0

Sot po mbahet dita e tretë e protestës për Zvërnecin. Qytetarët janë mbledhur përpara Kryeministrisë, të cilët kanë mbajtur fjalime...

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

nga 27
19:08 | 02/06/2026
0

Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me kundërshtimet dhe protestat e organizuara ndaj...

Para
Flamur Haka dhe Talo Cela në “sitën” e OFL, brenda 48 orëve të deklarojnë pasurinë

Flamur Haka dhe Talo Cela në "sitën" e OFL, brenda 48 orëve të deklarojnë pasurinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

21:29 | 02/06/2026
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:41 | 02/06/2026
Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

19:22 | 02/06/2026
Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

19:08 | 02/06/2026
Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

17:42 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –
  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –
  • Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –
  • Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –
  • Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –
  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com