Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka raportuar bilancin e luftës deri në momentet që flasim. Në një njoftim publik ministria tha se më shumë se 1000 trupa ruse janë vrarë nga ushtria ukrainase në këto dy ditë.
Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey, u tha deputetëve se 450 ushtarë rusë dhe të paktën 194 ukrainas, përfshirë 57 civilë, janë vrarë.
Kjo ndodhi pasi OKB-ja tha se të paktën 25 civilë janë vrarë dhe 102 janë plagosur në sulmet ajrore në të gjithë vendin. Ndërkohë, Rusia ka raportuar se kishte “eliminuar” 200 forca ukrainase gjatë kapjes së aeroportit kyç Hostomel pranë Kievit.