Ujku për ujkun, lezhian – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ujku për ujkun, lezhian

10:32 | 21/03/2018
në Opinion
0

Nga Frrok Çupi

Kur i vunë prangat kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Fran Frroku, dikush i pëshpëriti në vesh: “Kemi urdhër nga Arta Marku të të arrestojmë…”.

Si  Frani edhe Arta janë rritur në Lezhë; madje me sa mbaj mend, babai i Artës (Prokurore e Përgjithshme) është akoma inxhinier në një nga ndërmarrjet e Bashkisë në Lezhë. Mirënjohja e njërit për tjetrin, mes dy lezhjanëve, u manifestua sot: Zonja Marku urdhëroi arrestimin e zotit Frroku, ndoshta edhe pse kryetari i Bashkisë nuk kishte pushuar nga puna të atin e Artës.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Por, këto janë hollësira sa për hyrje bisedash… Fjala se “Njeriu për njeriun është lezhjan” ka lindur në biseda sarkastike mes gazetarëve aty nga viti 1994, në Klubin e Fidelit. Atëherë kishte ndodhur njësoj si sot, që disa gazetarë lezhjanë ishin burgosur dhe disa lezhjanë të tjerë mbanin anën e policisë që i burgosi…

Përsëri këto duken si hollësira. Aforizma e re: “Njeriu për njeriun është lezhjan”, ishte transplantuar mbi një aforizëm të vjetër që thotë se “Njeriu- ujk për njeriun”. Tani kjo ka marrë trajtën e tretë: “Ujku për ujkun është lezhjan”.

… Por që ka brenda disa të vërteta sa të kohës, aq edhe të psikologjisë dhe të metodës për mbajtjen e pushtetit. Pushteti i diktaturës komuniste u vendos me vështirësi në veri të vendit; dhe arsyet pse veriu nuk e do komunizmin, dihen. Veçse diktatura e Hoxhës gjeti mënyrën si t’i dominonte krenarinë dhe besimin  në Veri të vendit. Diktatori mori në dorë taktikën kriminale që “çdo verior të kthehet në ujk për veriorët”. Si të thuash sot se “lezhjani është ujk për lezhjanin”…

Qysh në luftën e parë për pushtetin komunist, diktatori nxiti në veri luftën civile “në emër të Partisë”. Pas çlirimit të vendit nga pushtuesi i huaj,  Hoxha ngriti çeta “heronjsh” për të vrarë fshatarët e tyre në Veri. Në krye të Çetës së Vigut (Mirditë) u vu një mirditor nga Miloti: Ndoc Dedë Marku… Ndoci nga Miloti, me katër të tjerë: një Ndoc tjetër (Mazi), Hudajet Lezha, Naim Gjylbegu… nga Shkodra dhe shkuan në fshatin Vig për të vrarë mirditorë. Mirëpo, fat i keq, mbetën në fushë të betejës, dhe Hoxha nuk i bëri as dëshmorë…

Kështu ka ndodhur. Edhe aktivistët e rinisë komuniste kështu u përdorën. Arta Marku është tipike aktiviste bolshevike për nga pamja dhe qëndrimi; megjithëse paska origjinë të vuajtur nga komunizmi. Mirëpo Artën e kanë përdorur si “ujk” lezhjan kundër lezhjanëve. Para disa ditësh në Lezhë u ndodh ministri i Brendshëm, një vlonjat që nuk është lezhjan, por nuk bëri asgjë për të kryer arrestime… Sepse, është Arta, ose çdo Artë tjetër nga Lezha, që përdoret për të bërë arrestime…

Se po të ishte ndryshe, burgosja për tjetërsim tokash e pronash, duhej të fillonte në Kavajë- me ish kryetarin e Bashkisë… Duhej të fillonte në Elbasan me kryetarin  Bashkisë… Duhej të fillonte në Vlorë me kryetarin e Bashkisë që tjetërson prona dhe blen makinë me çmim të lartë sa për të ushqyer gjysmën e të varfërve në qytet…

Mirëpo ata nuk kanë “Lezhjane”. Ndryshe: po të ishin lezhjanë dhe të kishin Lezhjane me hekura, sonte do të ishin në burg. Si ujku i zënë në qark nga ujku i vet…

http://veritas.com.al/ujku-per-ujkun-lezhjan/

Etiketa: Arta MarkuFran frrokajFrrok ÇupiKlubi i FidelitLezheNjeriu për njeriun është lezhjanujk

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Mësuesja më e mirë në botë, londinezja që flet 35 gjuhë me nxënësit e saj

Mësuesja më e mirë në botë, londinezja që flet 35 gjuhë me nxënësit e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com