Ujësjellësi i Durrësit “ndihmon” Alabbarin, tender 300 mijë € për t’i bërë rrjetin e ujit – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ujësjellësi i Durrësit “ndihmon” Alabbarin, tender 300 mijë € për t’i bërë rrjetin e ujit –

10:04 | 14/04/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Rama është armiku më i egër i kombit shqiptar pas Enver Hoxhës –

“UEFA Playmakers” në shkolla, FSHF vijon aktivitetet për të afruar vajzat me futbollin –

Bordi që mendon për shqiptarët rrit sërish çmimin e naftës dhe benzinës –

Qeveria të pezullojë taksat mbi karburantin deri… –

Institucionet shtetërore kanë marrë “urdhër” për të ndihmuar me të gjitha mënyrat ndërtimin e Marinës së Durrësit, një iniciativë e qeverisë për t’i falur truallin e Portit të Durrësit investitorit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, për t’a shndërruar të gjithë zonën në pallate, hotele, bare e restorante.

Pas disa tenderëve të Fondit Shqiptar të Zhvillimit për të mbushur bregdetin me rërë, apo ideja po e FSHZH-së për krijimin e një ishulli artificial, ja ku vjen projekti i radhës që “ndihmon” sërish Alabbarin.

Kësaj herë, në “lojë” është futur Ujësjellës Kanalizime Durrës, i cili ka hapur me shpejtësi një tender për t’i siguruar ujë të pijshëm Marinës. Deri këtu s’ka asnjë gjë të keqe, por t’i bësh rrjetin të gjithë marinës, apo edhe gjithçka tjetër, kjo duket e tepërt. Në dokumentet e tenderit, të analizuara nga Vox News, UKD do t’i bëjë të gjithë rrjetin Marinës, do të hapë kanale, do të vendosë tubacione e të tjera materiale, këto të gjitha me paratë e buxhetit të shtetit.

Normalisht, në një qytet si Durrësi, investime më urgjente kërkohen në disa lagje që muaj më parë u përmbytën. Nuk kanë ujë të pijshëm e madje notojnë totalisht në ujëra të zeza. Pothuajse 1\3 e Durrësit ka nevojë për shumë investime, të gjitha ato të renditura më lart, ndërkohë që prioriteti i Ujësjellësit të qytetit është për një grusht njerëzish.

Faksimile: Tenderi i hapur nga UKD për rrjetin e ujit dhe kanaleve në Marinën e Durrësit

Sipas dokumenteve që ka hulumtuar Vox News, pak ditë më parë UKD hapi tenderin me objekt “ndërtim sistemi FU dhe KUN nga kufiri i pronës deri te pika e lidhjes, investimi Marina”. Fondi limit është 28.888.000 lekë pa TVSH, teksa kohëzgjatja e kontratës është 3 muaj sipas grafikut të punimeve.

Tenderi është firmosur nga Olsen Kavalli, ndërkohë që në dokumentet shoqëruese shkruhet se “projekti Durrës Yachts & Marina ndodhet në zonën bregdetare, në jug të qytetit të Durrësit”. Sipas saj, projekti përfshin projektimin e ndërtesave rezidenciale, peizazhit dhe infrastrukturës.

“Parashikohet të ketë rreth 20,000 banorë në fazën 1 dhe 66,000 banorë në fazën 2. Gjithashtu, kërkon ndërtimin e rrjeteve të reja inxhinierike si sistemi i furnizimit me ujë, sistemi i kanalizimeve dhe sistemi i ujërave të shiut”, vijon dokumenti.

Faksimile: Dokumentet shoqëruese të UKD për Marinën e Durrësit

Ujësjellësi shkruan se projekti i ndërtimit për fazën e parë të objekteve është i ndarë në disa nënfaza, të cilat parashikojnë popullimin gradual të tyre. “Për rrjedhojë, ekziston nevoja për furnizim me ujë dhe shkarkim të ujërave të zeza që në këtë fazë. Janë zhvilluar disa takime ndërmjet palëve, ku SHRUKD është njohur më gjerësisht me projektin dhe me kapacitetin e plotë të kërkuar nga faza e parë (dhe nënfazat e tjera) për furnizimin me ujë të pijshëm dhe shkarkimin e ujërave të zeza” vijon dokumenti.

Më tej vijon se janë kryer disa vizita në terren për të vlerësuar mundësitë e lidhjes me rrjetin e qytetit në pikat e furnizimit dhe shkarkimit të propozuara nga SHRUKD. “Bazuar në sa më sipër, paraqitet nevoja për një projekt që përfshin: projektin e furnizimit me ujë nga kufiri i pronës së D.Y.M. deri në pikën e caktuar të lidhjes, si dhe sistemin e shkarkimit të ujërave të zeza” thuhet në dokument.

Në foto: Kanalizimet e ujërave të pijshëm dhe të zeza në Durrës Marina që do ndërtohen nga shteti

Nisur edhe nga dokumentet, duket se Ujësjellësi është angazhuar totalisht për të bërë të gjitha rrjetet dhe kanalet e projektit privat. Por, nëse do të kishte këtë angazhim, atëherë Durrësi nuk do të përmbytej. Do të bëheshin kanalet e ujërave të zeza, se ujë të pijshëm as nuk bëhet fjalë.

“Duke u bazuar në kërkesën ditore për ujë të konsumatorëve dhe në presionin e garantuar në pikën e lidhjes nga SHRUKD, ky raport paraqet zgjidhjen teknike dhe llogaritjet e nevojshme për dimensionimin e linjës së furnizimit me ujë, nga kufiri i pronës deri në pikën e lidhjes me rrjetin e furnizimit me ujë”, vijon dokumenti.

Më tej shtohet se ujërat e ndotur që do të gjenerohen nga ndërtesat në fazën e përkohshme do të mblidhen dhe do të shkarkohen, sipas rekomandimit të SHRUKD, në një pus ekzistues betoni./VoxNews

Të Lidhura

Rama është armiku më i egër i kombit shqiptar pas Enver Hoxhës –

Rama është armiku më i egër i kombit shqiptar pas Enver Hoxhës –

nga 27
13:44 | 14/04/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha sulmoi kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar si “avokatin më të egër” të kombit...

“UEFA Playmakers” në shkolla, FSHF vijon aktivitetet për të afruar vajzat me futbollin –

“UEFA Playmakers” në shkolla, FSHF vijon aktivitetet për të afruar vajzat me futbollin –

nga 27
13:36 | 14/04/2026
0

Federata e Futbollit, në bashkëpunim me Fondacionin “Fryma e Dashurisë”, zhvilloi aktivitetin sportiv “UEFA Playmakers” në shkollën 9-vjeçare “Protagonistët”, duke...

Karburantet, ja si po vidhen qytetarët… –

Bordi që mendon për shqiptarët rrit sërish çmimin e naftës dhe benzinës –

nga 27
13:34 | 14/04/2026
0

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit, Bordi ka vendosur të rrisë me 6...

Qeveria të pezullojë taksat mbi karburantin deri… –

Qeveria të pezullojë taksat mbi karburantin deri… –

nga 27
13:12 | 14/04/2026
0

Deputeti i PD Oerd Bylykbashi, duke folur në Komisionin e Ligjeve ngriti shqetësimin për rritjen e çmimeve të karburantit dhe...

Para
Momente paniku për tre të rinj në Devoll, makina del nga rruga dhe përfshihet nga flakët –

Momente paniku për tre të rinj në Devoll, makina del nga rruga dhe përfshihet nga flakët -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama është armiku më i egër i kombit shqiptar pas Enver Hoxhës –

Rama është armiku më i egër i kombit shqiptar pas Enver Hoxhës –

13:44 | 14/04/2026
“UEFA Playmakers” në shkolla, FSHF vijon aktivitetet për të afruar vajzat me futbollin –

“UEFA Playmakers” në shkolla, FSHF vijon aktivitetet për të afruar vajzat me futbollin –

13:36 | 14/04/2026
Karburantet, ja si po vidhen qytetarët… –

Bordi që mendon për shqiptarët rrit sërish çmimin e naftës dhe benzinës –

13:34 | 14/04/2026
Qeveria të pezullojë taksat mbi karburantin deri… –

Qeveria të pezullojë taksat mbi karburantin deri… –

13:12 | 14/04/2026
Akuzohet se vrau fqinjin e tij me çekiç, dënohet me burgim të përjetshëm Isuf Hasa –

Akuzohet se vrau fqinjin e tij me çekiç, dënohet me burgim të përjetshëm Isuf Hasa –

13:06 | 14/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama është armiku më i egër i kombit shqiptar pas Enver Hoxhës –
  • “UEFA Playmakers” në shkolla, FSHF vijon aktivitetet për të afruar vajzat me futbollin –
  • Bordi që mendon për shqiptarët rrit sërish çmimin e naftës dhe benzinës –
  • Qeveria të pezullojë taksat mbi karburantin deri… –
  • Akuzohet se vrau fqinjin e tij me çekiç, dënohet me burgim të përjetshëm Isuf Hasa –
  • Jeni shumë larg realitetit, nuk erdha për të dëgjuar politikanët, por ju të na dëgjoni neve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama është armiku më i egër i kombit shqiptar pas Enver Hoxhës –
  • “UEFA Playmakers” në shkolla, FSHF vijon aktivitetet për të afruar vajzat me futbollin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com