Ufologu makut, Notis na përçmon, prandaj dhe gënjen në Top Channel (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ufologu makut, Notis na përçmon, prandaj dhe gënjen në Top Channel (film)

20:46 | 22/05/2018
në Uncategorized
0

Nga Gazmend Kapllani

Mora vesh që ufologu dhe nazisti Notis Sfakianakis dha intervistë në Top Chanel dhe tha se ato që shkruhen për të si racist, urrejtje-ndjellës ndaj të gjithë emigrantëve në Greqi, veçanërisht shqiptarëve dhe nazist i hapur nuk janë të vërteta dhe se e kanë manipuluar mediat.
E vërteta na tregon që është disi e vështirë të merresh me një person që beson se e ka prejardhjen nga UFO-t. Megjithatë, që mos të harxhojme kohën duke mbledhur të gjitha fëlliqësirat e dhunshme që ka thënë Notis, po postoj këtu një video të pak muajve më parë.
Janar 2018, Notis Sfakianaki jep koncert për nazistët e Agimit të Artë duke kënduar këngë “patriotike” që të hapin barkun. Madje, mban edhe fjalim, ku deklaron hapur që voton e mbështet “trimat” e Agimit të Artë. Salla shkundet nga thirrjet naziste “gjak nder Agim i Artë!”. Notis mallëngjehet dhe ndjehet diçka si Fuhrer. Pastaj vazhdon u jep këshilla “trimave” se si të vazhdojnë të bëjnë ato që bëjnë (pra të rrahin, të vrasin dhe të therin) por “pa rënë shumë në sy”. Përkufizmi i makutërisë.

Le të shënojmë se Agimi i Artë është partia më e dhunshme naziste që ekziston sot në Europë, me nje dosje rrënqethëse rrahjesh, therjesh dhe vrasjesh të emigrantëve, duke përfshirë edhe ata shqiptarë.
Notis pasnesër do japë koncert në Tiranë.
Në Ballkan nacionalizmi dhe makutëria shkojnë gjithmonë bashkë. Notis është aq i paskrupullt dhe cinik, saqë nuk e ka problem t’u marrë paratë shqiptarëve pasnesër në Tiranë dhe pastaj ndoshta të japë një koncert tjetër për Agimin e Artë në Athinë (siç duket ka mbetur keq për para), ku do u thotë se shkoi tek barbarët budallenj shqiptarë që t’u çojë pak civilizim nga ai i Agimit të Artë.
Notis Sfakianakis është një person i përçmuar sot nga bota artistike dhe pjesa më e madhe e publikut grek. Greqia është një vend me një botë muzikore shumë të pasur, me artistë dhe personalitete të rangut boteror. Prej gjithë këtyre, shqiptarët zgjodhën një ufolog fashist, te cilin do t’a paguajnë sa frëngu pulën.
Notis, i përçmuar tashmë në vendin e tij, gjendet befas i “adhuruar” në Shqipëri, një vend dhe popull që ai e përbuz thellësisht. Duke treguar edhe një herë tjetër që vendi ynë nuk është thjesht i dështuar, por i dënuar. Se vlerat artistike, estetike dhe politike që ne zgjedhim nga vetja dhe nga të tjerët na bëjnë të mbetemi qesharakë, përçmues të vetvetes dhe “thumb i ngulun në tru të njerëzimit”.
Shpresoj, megjithatë, se ka mbetur ende në Shqipëri një pjesë e shoqërisë që nuk e përçmon kaq shumë veten. Shpresoj, shpresa vdes e fundit…

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Etiketa: Agimi i ArtëfëlliqësiratGazmend KapllanimakutNotis SfakianakisTop Channelufologu

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Tërmeti i Tepelenës: Të na rrojë sa malet shoku Rama, ky po i bën të gjitha

Tërmeti i Tepelenës: Të na rrojë sa malet shoku Rama, ky po i bën të gjitha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

23:12 | 14/01/2026
Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

23:06 | 14/01/2026
Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

22:12 | 14/01/2026
BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

21:52 | 14/01/2026
Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

21:38 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –
  • Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –
  • BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –
  • Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –
  • Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com