Gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS kreu i qeverisë Rama thumboi LSI ku u shpreh se kur PS mori drejtimin e kësaj Agjencie në fillim të shtatorit, gjeti aty të punësuar edhe një këngëtar.
“Kemi gjetur këngëtarë të emëruar në punë te Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore. Po, kemi gjetur këngëtar aty. Dhe sigurisht këngëtar të dështuar”, u shpreh Rama.
Pas deklaratës së Ramës ka reaguar këngëtari Klajdi Musabelliu për të cilin ishin edhe fjalët e Ramës.
“Unë këngëtar, gazetar dhe aktor dublant jam i nderuar koleg piktor. Më mirë këngëtar me dinjtet, sa sa të lëpi mendere në këtë kohë bandash, droge dhe neokomunizmi që po instalon ti. VFLP i nderuar”, shprehet Musabelliu.