Pas shkarkimit si zv/ministre e Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici është rikthyer në krye të IKMT-së, pak ditë duke zëvendësuar në këtë post Ajet Zyberajn.
Bici u emërua në postin e zv/ministres së Mbrojtjes, pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Ky emërim la vakant postin e kryeinspektorit të IKMT-së ku u emërua Zyberaj.
Teksa ka rimarrë postin që mbante para zgjedhjeve, Bici ka një dosje të hapur në prokurori pasi po hetohet për shpërdorim detyre. Ajo akuzohet për prishjen e ndërtimeve me leje në zonën bregdetare.