Një skiator francez David Poisson ka humbur jetën gjatë stërvitjes në pistën e Nakisha (Kanada), kur është rrëzuar.
Bëhet me dije se skiatori nga shpejtësia e madhe ka kaluar edhe barrierat mbrojtëse, duke u përplasur me një pemë në anë të pistës.
Mësohet se incidenti ka ndodhur në pjesën e fundit të pistës, gjatë një kthese, ku skiatorët arrijnë shpejtësinë 100km/orë gjatë zbritjes, ndaj dhe impakti ka qenë i fortë.