U përplas keq me Metën, Yuri Kim nuk pyet për heshtjen zgjedhore, i mbërrin në zyrë Bashës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U përplas keq me Metën, Yuri Kim nuk pyet për heshtjen zgjedhore, i mbërrin në zyrë Bashës

10:40 | 24/04/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka mbërritur paraditen e kësaj të shtune të heshtjes zgjedhore në zyrën e kreut të PD-së Lulzim Basha, bëjnë me dije burimet për Faxweb.al. Kjo vizitë e Kim, vjen një ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit, të cilat janë quajtur si përcaktuese për fatin e Shqipërisë sa i takon integrimit.

Ky takim mes Kim dhe Bashës vjen pas përplasjes që ajo ka pasur me presidentin Meta, nga i cili ka kërkuar që të mos bëj thirrje për dhunë.

Po ashtu Kim ka deklaruar që koha e hrupeve të armatosura që mbrojnë votën ka mbaruar duke iu referuar kështu, atyre që kanë ndodhur në Elbasan dhe në qytete të tjera të vendit, ku PD ka denoncuar shitblerjen e votës.

Read more

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën –

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit –

Gjatë mbrëmjes së djeshme presidenti Meta tha se ambasadorja Kim e kishte kërcënuar, duke i thënë se ”kemi disa gjëra për ty”, ndërsa kreu i shtetit kërkoi që ajo të mos mbrojë Edi Ramën dhe të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Shqipërisë.

“Tani live sapo me shkruajti Ambasadorja Yuri Kim per te mos permendur me sfurqet. I them Ambasadores amerikane live qe te mos marre me ne mbrojtje Edi Ramen”, deklaroi presidenti Meta teksa ishte i ftuar në një studio televizive. Pak minuta më pas ambasadorja amerikane ka publikuar një koment në Twitter.

“Është e papranueshme për këdo që kërcënon se qytetarët do të marrin “sfurqet” në 25 prill ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ndal” – shkroi Kim. Kaq ka mjaftuar që Meta të lëshojë një sërë akuzash ndaj ambasadores LIVE.

“Meqe me dergoi live sms i them Ambasadores Amerikane mos e mbeshtetë më Edi Ramen. Meqe jam transparent po ju them edhe nje fakt qe Ambasadorja Amerikane më ka kërkuar mua si President, një ditë para mbledhjes së KED-së të pranoj unë Adrian Dvorani. Këtë ajo e kërkoi jo në emër të Amerikës, po në emër të Edi Ramës.

E perqafoj ambasadoren amerikane dhe i them boll nderhyre ne punet e brendshme te Shqiperise ne kete menyre te njeanshme. Ajo më ka marrë në telefon dhe më ka kërkuar të mos e publikoj një letër për Dvoranin dhe që ta emëronin atë sërish në KED dhe më tha që “dimë disa gjëra për ty”.

Unë kam dalë menjëherë dhe e kam nxjerrë letrën dhe i kam thënë asaj që të nxjerrë cfarë ka për mua. Ia kam thënë qartë. Zonjë je këtu për marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Amerikës dhe jo të Serbisë me Amerikën. Mos vazhdo të mbështesës Edi Ramën”, tha Meta me tone të larta.

“Janë 100 ambasada të mbajnë vendin e tyre. Nëse SHBA kanë një problem me mua siç thotë ky qen bir qeni çuni i Kristaq Ramës, SHBA nëse kanë gjë me mua, se ky nxjerr spiunët e UDB-së, Ffrrok Çupin me shokë. Ilir Meta e di që nuk është i pavdekshëm, nuk jam nga ata që mendojnë se jam i pavdekshëm, se kur ka vdekur dhe Skënderbeu, jo më Ilir Meta. I kam thënë që nëse keni gjë me mua më lajmëroni nëse e keni se unë e di që ju më vrisni nëse doni. Por të paktën, më çoni te Mali me Gropa dhe më lëshoni një raketë që të mos dëmtoni njerëzit e tjerë. Takimin e parë ia kam thënë zonjës, moj zonjë, je këtu për marrëdhëniet mes Shqiëprisë dhe Amerikës dhe jo mes Serbisë dhe Amerikës,” vijoi Meta.

Etiketa: Ambasadorja Yuri KimLulzim BashaPresidenti Ilir Meta

Të Lidhura

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

nga 27
21:10 | 13/03/2026
0

Një konflikt në familje ka ndodhur në Durrës. Një 91-vjeçar ka goditur me sende të forta në kokë dhëndrin e...

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

nga 27
21:00 | 13/03/2026
0

Ndërpritet përkohësisht ndeshja mes Vllaznisë dhe Egnatias në Rrogozhinë. Skuadra e Tetovës braktisi fushën e lojës në minutën e 71-të,...

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën –

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën –

nga 27
20:30 | 13/03/2026
0

Gjatë një takimi me përfaqësues të Departamentit të Infrastrukturës në PD, Berisha tha se në Shqipëri, ka mbi 10 vite...

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit –

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit –

nga 27
20:02 | 13/03/2026
0

Pentagoni po dërgon njësi të tjera të Marinës dhe disa anije luftarake drejt Lindjes së Mesme, ndërsa Irani intensifikon sulmet...

Para
“Voto për ndryshimin e të ardhmes tënde, familjes dhe fëmijës tënd!”

“Voto për ndryshimin e të ardhmes tënde, familjes dhe fëmijës tënd!”

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

21:10 | 13/03/2026
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

21:00 | 13/03/2026
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën –

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën –

20:30 | 13/03/2026
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit –

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit –

20:02 | 13/03/2026
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin –

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin –

19:46 | 13/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –
  • Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –
  • “Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën –
  • Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit –
  • SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin –
  • Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –
  • Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com